E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhis Fillibin vendos te largohet nga programi i tij televiziv

Disa ikona te njohura te televizionit amerikan kane njoftuar se do te largohen nga programet qe kane drejtuar per vite te tera. Mes tyre eshte edhe Regis Philbin i cili ka prezantuar programin televiziv Live With Regis and Kelly per rreth cerek shekulli.      
Regis Philbin i njohur per natyren e tij te qete nuk e ndryshoi stilin e tij edhe kur beri nje njoftim te rralle dhe teper te papritur per audiencen e tij Ai do te largohet nga programi televiziv Live With Regis and Kelly.
Regis e beri njoftimin ne fillim te edicionit te marten ne mengjes pasi qendroi ne rolin e prezantuesit per me shume se 25 vjet rol qe e ndau me se fundi me prezantuesen Kelly Ripa.
Regis me origjine shqiptare e ka permendur shpesh kete fakt edhe ne programin e tij televiziv ashtu sic veproi kur kishte te ftuar Kara DioGuardin e bija e shqiptaro-amerikanit Xho Dioguari.
Regis tha se do te largohet nga programi kete vit megjithese nuk dha nje date te sakte.
Nuk dua te alarmoj asnjeri tha ai fillimisht Ky do te jete viti im i fundit ne kete program.
Keto komente Regis i beri ne fund te nje prej segmentevev te programit pasi ai dhe Kelly kishin folur rreth cmimeve Golden Globes ndeshjeve eliminatore te futballit dhe motit me akull.
Ka kaluar nje kohe e gjate 28 vjet. Ka qene kenaqesia ime me e madhe qe u ktheva ne New York ku kalova femijerine time. Dhe kur shikoja televizor kurre nuk me kishte shkuar neper mend se nje dite do te ulesha para kameres per te folur me miliona njerez. Vjen koha kur cdo gjeje i vjen fundi per disa njerez para kamerave vecanerisht per disa te moshuar tha Philbin plot emocione i cili ne gusht mbush 80 vjec.
Sipas nje studimi te koheve te fundit Live With Regis and Kelly nje prej programeve me te sukseshem te paradites shikohej nga nje mesatare prej 4 milion vetash.
Qe prej viteve 50-te Regis Philbin ka qene nje ikone televizive megjithese per shume vjet ai punoi kryesisht ne stacione lokale. Regis Philbin ka prezantuar edhe programin tjeter shume te sukseshem  Who Wants to Be a Millionaire.
Fitues i 3 cmimeve Emmy Philbin u nderua me cmimin Arritje te Jetes nga Akademia Televizive e Arteve dhe Shkences per cmimet Emmy te programeve ditore ne vitin 2008.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›