E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta arkitekti i marrëveshjes së Dejtonit, Richard Holbrooke

Richard Holbrooke, "gjigandi i politikës së jashtme amerikane," është ndarë nga jeta në moshën 69 vjecare. Dilplomati veteran i SHBA i cili shpërbente si i dërguar i posaçëm amerikan  në Afganistan dhe Pakistan, pësoi një infarkt të premten gjatë një takimi me Sekretaren amerikane të shtetit Hillari Klinton.

Ai u çua menjëherë në një spital të Uashingtonit ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati rreth 20 orë për të riparuar një çarje në arterein më të madhe të trupit që shpërndan gjakun nga zemra në pjesë të tjera të organizmit.
Ky operacion u pasua nga një tjetër ndërhyrje kirurgjike ditën e dielë megjithatë gjendja e tij shëndetesori mbeti tejet kritike. Presidenti Barak Obama në një njoftim për shtypin u shpreh "thellësisht i prekur" nga vdekja e Hollbrukut. Ai e quajti diplomatin veteran si një  "gjigand të vërtetë të diplomacisë amerikane" i cili e bëri vendin e tij më të fortë, më të sigurt e më të respektuar.

Sekretarja amerikane e shtetit  Hillary Clinton u shpreh se Amerika ka humbur një prej diplomatëve më të vyer Mes arritjeve kryesore të Holbrook është ndihmesa e tij për arritjen e Marrëveshjeve për Paqe në Dajton të shtetit Ohio që i dha fund luftës në Bosnje.

Ai ishte një prej negociatorëve më të fuqishëm dhe për këtë shkak në qarqet diplomatike dhe politike quhej si "buldozeri diplomatik". Ai ishte i përfshirë edhe në negociatat për Kosovën dhe deri në fund është përpjekur të bindë Sllobodan Millosheviqin të heqë dorë nga lufta në Kosovë dhe të tërheqë trupat.   Azhornuar se fundi ( e marte , 14 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›