E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianët sjellin "Nënë Terezën". Imazhet nga jeta në Kalkutë

Kalkuta e Indisë është ende një vend ku dergjet varfëria, por gjurmët e Nënë Terezës gjenden ende aty, 13 vite pasi ajo nuk është më. Dy fotografe italiane kanë fiksuar në objeketivin e tyre pikërisht këto gjurmë mes spitaleve dhe strehave të ngritura nga Nënë Tereza në Kalkuta. Imazhet janë sjellë edhe në Shqipëri nëpërmjet një botimi në titullin “the forgotten Beauty”, (Bukuri e Harruar).

"Fillimisht kishim frikë të shkonim në spitalet e Nënë Terezës pa Nënë Terezën, por kur shkuam aty e kuptuam se ajo ishte kudo, gjendej ne gjithëcka, ashtu sic e kishte lënë, me forcën e saj. Ishte shumë emocionuese”, tha Federica Miglio- fotografe.
 
“Që kur jam bërë fotografe kam ëndërruar të fotografojë “nënë Trerezën. Nuk pata rastin ta takoj, por nëpërmjet këtyre fotove gjeta gjeta forcën, energjinë dhe dashurinë e saj”, u shpreh Elisa Venturelli- fotografe. “Është një personazh shumë I njohur edhe për ne italianët, ashtu si për të gjithë botën, prandaj vendosëm që në 100 vjetorijn e lindjes të botojmë këtë libër me shumë pak fjalë, por me shumë imazhe që flasin vetë", u shpreh botuesi Alessandro Turci.

Në promovimin ne Bibliotekën Kombëtare autorët treguan se puna për realizimin e fotove nuk kishte qënë aspak e lehtë. Në cdo qendër strehimi dhe spital duhet të fotografoje brenda 30 minutave në temperature rreth 50 grad celcius.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›