Ndahet nga jeta artisti Selim Ishmaku

Tirane 27 tetor NOA/ Milena Selimi - shte ndare nga jeta pas nje semundje te rende muzikanti orkestranti dhe mjeshtri i orkestres se RTSH-se Selim Ishmaku.
Per disa muaj me radhe ai luftoi me dinjitet per jeten dhe muziken qe i kushtoi gjithe energjine e tij por nuk arriti ta mposhtte. Ne oret e para te mengjesit te sotem artisti eshte ndare nga jeta duke lene pas nje humbje te madhe per familjen miqte koleget dhe artistet me te cilet punonte.
Selim Ishmaku ka punuar ne redaksine e muzikes ne RTSH duke dhen kontributin e tij vite me radhe si redaktor pergjegjes ne festivalet e Kenges ne RTSH dhe njeheresh drejtues dhe orkestrues i formacionit te vogel orkestral. Ne festivalin e 48-te te kenges ne RTSH Selim Ishmaku mbante detyren e udheheqesit artistik dhe ndersa prononcohej per mediat se Nje model te ri e jep vetem nje profesionist i partiturave te medha nuk eshte deduktiv nje artist i mesem ai shpaloste kredon e artistit qe gjithmone ka kerkuar muziken e vertete larg komercializmit dhe plagjiatures.Gjithmone prezent ne te gjitha aktivitetet e orkestres se RTSH-se Selim Ishmaku ishte pjese e rendesishme e punes se saj duke bashkepunuar ne vite me kolege te nderuar si Alfred Kacinari Shpetim Saraci Ferdinand Deda Gazmend Mullahi etj.
Me punen e tij te perhershme Selim Ishmaku mbetet shembulli i muzikantit te devotshem qe besonte ne emocionin dhe ndjeshmerine e tingullit qe duhej te transmetohej nepermjet kenges tek spektatori.
Me kete festival te kenges te arrijme ne perfundimin qe te clirohen me shume energji te kete me shume emocione dhe publiku te shohe ne menyre te realizuar cdo gje qe ne kemi dashur te prekim-keto fjale nga te fundit te tij prononcuar per median e bejne Selim Ishmakun Selen si e njohin miqte dhe koleget nje artist qe e adhuroi muziken deri ne momentet e fundit te jetes dhe nuk e zhgenjeu kurre tingullin qe krijoi emocionin qe fali publikun qe e duartrokiti gjithe jeten. U prehte ne paqe shpirti i artistit Selim Ishmaku
m.s/n.e/NOA