E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse rrezohen pushtetet abuzive

Ne ashtin e figures se Teutes si te tille pra ne ate te spekulimit me pushtetin te tiranise mendjemadhesise autoritetit abuziv korrupsionit te oborrit etj. - ketu mund te rremohej ca me shume si nga aktorja ashtu edhe nga regjisorja

Monodrama Vdekja e nje mbretereshe e Rexhep Qoses eshte shkruar ne vitin 1978 dhe qysh atehere ka pasur nje varg realizimesh skenike si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi Maqedoni e gjetke. Shtysen ajo e ka marre nga periudha e mbreterise ilire rrezimi nga pushteti i mbretereshes Teute prej romakeve dhe ankthi i saj per fatin qe e priste. Teksti i kesaj monodrame i karakterizuar nga nje sqime letrare dhe intelektuale e dukshme pati se fundmi ne teatrin Metropol te kryeqytetit nje tjeter version skenik. Ishte perzgjedhja regjisoriale e Inis Gjonit e cila i besoi suksesin interpretimit te aktores lirike e psikologjike Eni Janit. Fale nje zhbirilimi ne psiken e renduar te personazhit te Teutes nga dyshimet frika merite qejfmbetjet mosbesimi kapriciot regjisorja dhe aktorja arriten te projektojne nje ndergjegje te brejtur nga deshperimi dyzimi i personalitetit mungesa e besimit dhe e kohezionit moral. Modeli i prijesit qe rreket te perfaqesohet nga Teuta ne kete rast dekompozohet kritikohet dhe perjashtohet duke lene te nenkuptuar nepermjet rrefimit te saj edhe shkaqet e humbjes se ilireve perballe romakeve te cilat lidheshin me ndertimin e gabuar te hierarkise se shtetit me raportet servile dhe jo te ndershme te prijesit ndaj parise ushtrise popullit dhe anasjelltas gjithashtu me meskinitetin e Teutes si dhe hipokrizine qe sundonte ne pallatin e saj dyfytyresine dhe te meta te tjera. Aktorja Eni Jani mu duk se i meshoi drejt ketij kahu mes perpelitjes se Bazileshes se shfronesuar teksa kupton se pushteti i saj dikur i dhuruar nga i shoqi i saj mbreti Agron sot eshte shnderruar ne nje torture sfili pezem pendim gjer edhe histeri. Duke e kuptuar hieroglifin e pushtetit aktorja u mundua te percjelle tek publiku pikerisht bardhe-e-zine e tij teknologjine sesi ai funksionon kur je ne fron dhe kur rrezohesh prej tij. Aktorja Eni Jani me ngjan se mberriti me bukur dhe me me inteligjence tek perjetimi i Teutes si nene teksa qan fatin e djalit te saj Lajdit te pafajshem e te pambrojtur jo keq edhe ne rrafshin e gruas se vrare ne seder apo femres dikur te perkedhelur valltare tashme te flakur tutje doemos edhe te pavlere e te perbuzur nga ata qe e levdonin dhe e lajkatonin. Ne kete prerje ajo ishte me e ndjere emocioni i saj sikur buiste perbrenda qenies aktoriale shperfaqej permes nje vibracioni dhe diagrame zanore dhe plastike te mirestudiuar. Porse ne ashtin e figures se Teutes si te tille pra ne ate te spekulimit me pushtetin te tiranise mendjemadhesise autoritetit abuziv korrupsionit te oborrit dhe pergjithesisht arsyes pse ajo eshte rrezuar nga froni pse nuk ka mberritur dot ne nivelin dhe paradigmen e prijesit etj. - ketu mund te rremohej ca me shume si nga aktorja ashtu edhe nga regjisorja packa se hiri skenik i Eni Janit anon vetiu si e dhene psiko-plastike kah brishtesia feminiteti dhe memesia e personazhit sesa nga vrazhdesia percudja ligesia histeria etj. Inis Gjonin jemi mesuar ta shikojme si nje show-girl a nje valltare a nje spikere televizioni etj. Por dua te sjell nder mend se do vite me pare ajo ka vene ne skene edhe nje shfaqje interesante me aktoret Agim Qirjaqi Roland Trebicka etj. Edhe te kjo monodrame duket se suksesi nuk eshte perjashtimisht i Eni Janit por i pjesetuar dysh. Une do te kujtoja manipulimin e Fronit qe befasisht shnderrohet me pas ne nje djep ku Teuta vajton fatin e te birit mandej ne nje podium triumfi dhe poltrone hakmarrjeje. Por gjetja me e bukur ishte burgimi i mbretereshes ngujimi i cak-pas-cakshem i hapesires jetike te saj ne fillim me dy stenda-mure qe afrohen derisa puqen me tutje me tavanin qe ulet poshte derisa krijon hapesiren e nje qelie burgu. Jo keq shfrytezohen edhe hijet pas dekoreve te bardha ndash zhgani i oborrtareve dhe ziliqareve atyre qe te rrethojne e te levdojne kur ke fuqi dhe te shqyejne e te mjerojne kur bie nga froni. Porse ketu mund te luhej me bukur mendoj une sidomos te kishte me shume domethenie asociative si dhe ekspresivitet. Edhe loja me hijen e trupit te saj pas perdes-dekor si nje kipc apo alterego e shfytyruar ironike pertallese mund te sajohej ca me me lezet.

Historia e Teutes ilire ne shfaqjen e teatrit Metropol erdhi si nje pervoje e hidhur mbi te cilen duhen nxjerre mesime per te sotmen e shqiptareve me ngushte te klases politike rendom mendjemadhe te papergjegjshme autoritariste filluar nga perversiteti dhe megalomania e ndoca zyrtareve qe ofshajne si ne kore groteske e te shpifura pas Liderit i cdo ngjyre qofte ai dhe gjer tek emancipimi i domosdoshem i raportit popull-prijes mase-individ madje-madje gjer ne qelize te shoqerise aty ku nis e formesohet nje marredhenie sociale e Njeshit me Shumesin. Situata psikike e Teutes se Eni Janit ne trajten e nje ankthi deprimues vendoset mbi rrafshet traumatike e gati halucinative e perthyer kjo ne nje varg asociacionesh qe komentojne pak a shume gjithe historine e mbreterise ilire te kohes se saj sikurse edhe shkaqet e dekompozimit te nje mbreterimi si rend politik. Nderkaq spektatori qe e priti me ngrohtesi lojen e aktores dhe semantiken e regjisores pikasi qellimet e qarta te te dyjave per riintegrimin e brendise dhe ideve qe rrethqarkullojne edhe sot ne nje mitogeme te njohur por brenda nje hapesire te rrokshme sociale e politike te shqiptareve pergjithesisht dhe te raportit te pushtetit me popullin posacerisht. Ne kete kuptim fryma kritike dhe autokritike e shfaqjes per mangesite e parise se vendit ne ushtrimin e rolit te saj udheheqes si dhe raportet negative midis popullit elites politike dhe liderit nga kupola politike deri ne shembelltyrat minore poshte ku edhe formesohet nje pushtet solli sipas meje nje menyre cmitizuese te kundrimit te historise jo si nje realitet i mortifikuar apo si kuriozitet filologjik por si nje realitet i gjalle i perseritshem dhe i mundshem andaj dhe i kritikueshem. Kjo optike bashkekohesie e beri mesazhin e monodrames Vdekja e nje mbretereshe te Rexhep Qoses nje kumt te kapshem bukur mire nga ne.

Josif Papagjoni
Kritik teatri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›