Dhoma shqiptare e Camajt
Ne hollin e Qendres se Studimeve Albanologjike me rastin e dhenies se titullit Nderi i Kombit mbahet sot edhe nje ekspozite modeste me se shumti me fotografi por qe te familjarizojne me shume me Camajn i cili jetoi larg Shqiperise. Fotografite sjellin te fiksuara momente te caktuara nga jeta e Martin Camajt nga rinia e tij martesa takime me miq pjesemarrje ne konferenca puna ne studio momente te jetes se perditshme e deri te vdekja
Keto kohe eshte folur per Martin Camajn. U desh nje pervjetor per ta kujtuar. Pas promovimit te vepres se plote ne 85-vjetor pas dhenies se titullit Qytetar Nderi i Shkodres vjen sot edhe ceremonia e titullit Nderi i Kombit qe i dorezon sot Presidenti Bamir Topi pas vdekjes. Emrin e tij per kete nderim e ka propozuar Qendra e Studimeve Albanologjike e cila organizon sot edhe nje ekspozite modeste ne kujtim te shkrimtarit. Ne fakt me heret disa intelektuale shqiptare dhe te huaj njohes te vepres se Camajt iu drejtuan Ministrise se Kultures qe ne kete pervjetor ta njihte vitin 2010 si vitin e Martin Camajt. Ne prani te bashkeshortes Erikes te personaliteteve dhe studiuesve te vepres se tij jepet cmimi Nderi i Kombit. Ne hollin e Qendres se Studimeve Albanologjike mbahet edhe nje ekspozite modeste me se shumti me fotografi por qe te familjarizojne me shume me Camajn i cili jetoi larg Shqiperise. Fotografite sjellin te fiksuara momente te caktuara nga jeta e Martin Camajt nga rinia e tij martesa takime me miq pjesemarrje ne konferenca puna ne studio momente te jetes se perditshme e deri te vdekja e nje vajtim mbi teshat e tij ne Shqiperi ne mungese te trupit. Jane edhe pak flete te fotokopjuara te doreshkrimeve. Permes fotove ndertohet edhe shtepia ku ai jetoi. Nje shtepi dykateshe qe ruan brenda arkivin qe la pas vdekjes dhomen e muzikes por edhe nje dhome shqiptare. Nje ambient i ndertuar me objekte tipe si qilime oxhake dhe veshje tradicionale te varura ne mur. Keto dhe videot qe do te shfaqen jane sjelle nga arkivi i familjes. Drejtori i Qendres se Studimeve Albanologjike Ardian Marashi duke iu referuar botimit te plote te vepres se tij letrare thote se ka me teper se sa kaq sepse ka vepra antologjike e gjuhesore.