E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta artisti i merituar Enver Dauti

Është ndarë nga jeta një prej themeluesve të Estradës së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, artisti i merituar, Enver Dauti. Dauti u shua në moshën 85 vjeçare. Artisti i merituar ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për artin shqiptar. Kolegët artistë shprehën vleresime për aktorin e njohur të skenës dhe kinematografisë, i  cili ka realizuar mbi 400 karaktere në estradë dhe dhjetra role në kinematografi. Nga ana e tij, aktori, Sulejman Dibra rrefen rreth  bashkëpunimit të filmit “Prita”, ku vlerëson karakterin dhe shpirtin e tij si artist dhe njeri.
Enver Dauti ka lindur në vitin 1927 në Tiranë. Gjatë karrierës së tij artistike ka dhënë një kontribut në skenën e estradës si aktor dhe prezantues, gjithashtu ka interpretuar dhe në disa filma kryesisht mbahet mend për role karakteri si “Rrugicat që kerkonin diell”, “Lulkuqe mbi mure”, “Prita” e shumë të tjerë.  

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›