E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca parlamentare pozite-opozite debat per zonat e bllokuara

Seanca parlamentare nisi me debate dhe ndërprerje të menjëhershme të saj. Gramoz Ruçi, si kreu i deputetëve socialistë, kërkoi që deputetët të diskutonin mbi zonat në fatkeqësi natyrore. Hipokrizi dhe shkelje të procedurës e Rregullores së Kuvendit e quajti kryeparlamentarja Topalli qëndrimin e Ruçit. Pas disa minuta ndërprerje séanca rifilloi me dy diskutime të Erjon Braçes dhe Astrit Patozit, për çka paraprakisht u ra dakort. Opozita paraqiti planin e saj për kapërcimin e situatës, ku ndër të tjera parashikohen kujdesi shëndetësor, shpërndarja njëherësh e disamuajve ndihmë ekonomike, pensioneve, si dhe rialokim fondesh për mirëmbajtjen e rrugëve. Është jashtë çdo morali politik, theksoi Patozi, përpjekja e kreut të opozitës, Rama për të ndarë shoqërinë, për të përfituar politikisht nga situata, duke ngritur dhe struktura paralele. Sipas tij, qeveria nuk mund të parashikojë motin, por lehtësisht e parashikueshnmë prej saj është sjellja politike e Ramës sa herë ka fatkeqësi natyrore dhe disfatat që ai pëson pas tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›