E Diel, 1 Nëntor 2026

Zeniti rus dhe Benfika portugeze ndeshen ne Shen Petersburg

Vëmendja kryesore do të jetë në Milano, por edhe në një cep verior të Europës do të luhet futboll i Ligës së Kampionëve. Dy skuadra serioze, si Zeniti i Shën Petersburgut dhe Benfika portugeze do të bëjnë duel për një vend në çerekfinale. Pavarësisht motit, portugezët ndihen gati. “Padyshim, të dyja skuadrat do të kenë probleme. Natyrisht, ne kemi pak përvojë për të luajtur në kushte të tilla, por jemi gati. E kuptojmë situatën dhe po përgatisim taktikat tona. Moti i keq dhe tempraturat e ulëta nuk do të ndikojnë në cilësinë dhe teknikën e skuadrës sonë”, u shpreh, Zhorge Zhezus.Trajneri vendas, italiani Luçiano Spaleti, flet shkurt dhe kërkon sukses.  “Ne nuk kemi asnjë mungesë. Ne nuk kemi asnjë alibi, kemi gjithçka që na duhet, ndaj edhe nuk kemi pse të justifikohemi”, deklaroi Spaleti. Benfika ka më shumë përvojë në Champions, ndërsa kampionati rus nuk ka nisur ende, pra Zeniti mund ta ketë pak më të vështirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›