E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta diva e kinematografise Elizabeth Taylor

Ylli i Hollivudit, e paharrueshme në rolet e saj kinematografike, Elisabeth Teilor ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 79- vjeçare. Ajo vuante prej kohësh nga probeleme të rënda shëndetësore dhe së fundmi kishte pësuar edhe një ndërhyrje kirurgjikale.  Dy muaj më parë ajo ishte shtruar në spital në Los Anxhelos për shkak të problemeve me zemrën. 

Dama Elizabeth Rosemond Taylor lindi më 27 shkurt 1932 në Angli nga prindër amerikanë. Ajo ishte që fëmijë një yll i kinemasë, pasi kishte interpretuar që në moshën dhjetëvjecare. Së bashku, me divën tjetër Merilin Monro, Elisabeth Tejlor është sigurisht aktorja më e njohur e Hollivudit dhe më e sukseshmja në vitet ‘40- ‘50, si për interpretimet e saj, ashtu dhe për jetën private që mbushi faqet rozë të shtypit në të gjithë botën.

Brune, me sytë vjollcë dhe me fytyrën ëngjëllore, ajo kthehet në Shtetet e Bashkuara në moshën shtatëvjecare.
Pas interpretimit në filmin “Ktheu në shtëpi, Lesi”, ajo përbën kryefjalën e suksesit të filmit “Çmimi i Madh” në vitin 1944. Më tej vijojnë sukseset në filmat “Gra të vogla”, “Babai i Nuses”, “Një vend në Diell”, “Bashkëw me erën”. Pas shumë nominimeve fiton çmimin Oskar në vitin 1960.

Instituti Amerikan i Filmit e ka renditur atë të shtatën në listën e legjendave femërore të kohërave. Pas një karriere të gjatë, i ndërpret daljet në publik në vitin 1997, pasi shtrohet në spital për shkak të një tumori dhe prej nga del e shëruar dhe me burrin e shtatë.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›