E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja kerkon fitoren kunder Bjellorusise

Humbja kundër Bjellorusisë në ndeshjen e parë të luajtur në Minks është vetëm një kujtim për kombëtaren shqiptare, e cila kërkon revanshin të shtunën në “Qemal Stafa’. Ervin Bulku është thuajse i sigurt për suksesin, por ndryshe nga një vit më parë mesfushori shprehet se të gjithë lojtarët duhetë të japin maksimumin.

"Kemi nxjerr një mësim të mirë në Bjellorusi dhe shpresoj që ato gabime që kemi bërë atje të mos përsëriten në ndeshjen që kemi në Tiranë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne që duhet ta fitojmë patjetër", tha Ervin Bulku, mesfushor i kombëtares.

Dëshira për fitore kundër Bjellorusisë është e madhe, ndërsa kuqezinjtë i kanë idetë e qarta për ta arritur këtë. Kujdes në mbrojtje dhe agresivitet në sulm.

"Detyra jonë më e vështirë për të shkuar drejt golit, sepse të fitosh një ndeshje duhet të shënosh. Kështu që duke u nisur dhe nga eksperienca që kemi pasur më përpara kur kemi arritur të shënojmë kemi arritur të marrim dhe pikën, pse jo dhe fitore", u shpreh Klodian Duro, mesfushor i kombëtares.

"Duhet të kemi shumë kujdes në pasime ku bëjmë të mundur daljen shumë shpejt në sulm, që ti japim mundësi dy sulmuesve tanë që të rrezikojnë para portës, gjë që na mungoi në ndeshjen e parë", tha Admir Teli, mbrojtës i kombëtares.

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet në Durrës, ndërsa tekniku Josip Kuzhe vazhdon të marrë lajme të mira nga stafi i tij. Asnjë dëmtim dhe të gjithë futbollistët e grumbulluar nga tekniku janë të gatshëm për të zbritur në fushë kundër Bjellorusisë.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›