Piktura abstrakte Pervathi ekspozite me 30 punime

Piktori i ri Admir Përvathi ka zgjedhur të komunikojë sërish me publikun nëpërmjet tablosë së tij. Ekspozita personale e celur në një nga galeritë private në Tiranë përcjell ndjesitë e piktorit nëpërmjet ngjyrave. Cdo tablo abstrakte-ekspresive e Përvathit shpreh ndjesitë e artistit, emocionet e forta si një përpkje për të folur me të tjerët.
"Kam sjellë gjendjen time emocionale në këto piktura. Jam munduar të luaj me ngjyrën, harmoninë dhe marrëdhënien ndërmjet tyre. Secila prej tyre paraqet një shqetësim dhe një gëzueshmëri në ato momente që jam gjendur kur e kam punuar këtë vepër. Jam munduar që tablotë, sic është vetë rryma ekspresioniste dhe abstrakte, të jenë sa më ekspresive, që të kenë një lloj dinamizmi përbrenda ndërmjet tyre", shprehet piktori Admir Përvathi.
Pavarësisht linjës së njëjtë, këto piktura nuk bashkohen nga një titull, por secila qëndron më vehte. "Edhe këtë rradhë vij në këtë rrymë, ekspresioniste dhe abstrakte, po sigurisht jam munduar të vij ndryshe nga e para. Kur them ndryshe kam parasysh marrëdhënien e ngjyrave në këto piktura, kompozimin dhe teknikën e përdorur", thotë ai. Ekspozita personale e Admir Përvathit e cila përmban 30 piktura në miks me akrilik, do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të marsit.
Aurela Papadhima