E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta papritur mjeku ortoped Ilia Mazniku

Mjeku ortoped Prof. Dr. Ilia Mazniku, është ndarë papritur nga jeta. Lajmin e hidhur e njofton faqja e zyrtare e spitalit. Mjeku punonte në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës.

Spitali Universitar i Traumës shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen papritur nga jeta të Prof. Dr. Ilia Mazniku, i cili përcillet sot për në banesën e fundit. 

“Prof. Dr. ILIA MAZNIKUN miku dhe kolegu ynë u nda krejt papritur nga jeta, duke pikëlluar familjen dhe shoqërinë.
Një mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës u shqua për zellin dhe përkushtim e pazakontë në punën e tij si mjek duke lënë gjurmë të pashlyeshme ndër kolegë, pacient dhe gjithë ata që e njohën”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›