E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dëmet në pemëtari në Korçë, ngricat prekin qershinë dhe kumbullën

15-18% e kumbullës dhe e qershisë së hershme është dëmtuar për shkak të temperaturave të ulta të para pak kohësh dhe reshjeve të shiut të ditëve të fundit.

Kjo gjë pohohet nga vetë fermerët e fushës së Korçës, ndërsa shpjegojnë se kanë marrë masa edhe për trajtimet e duhura për të parandaluar prekjen nga sëmundjet e dëmtuesit që mund të shfaqen si pasojë e lagështirës pas prezencën së reshjeve të këtyre ditëve.

Nga ana tjetër, specialistët e bujqësisë, nisur nga situata meteorologjike e ditëve të fundit, e cila është shoqëruar me reshje të vazhdueshme, këshillojnë fermerët që të tregojnë kujdes të shtuar me spërkatjet e mollës, në veçanti pasi janë në fazën e lulëzimit.

Ndërsa sa i takon kulturave të tjera, këto reshje kanë ndikuar pozitivisht.

Mollët, qershitë dhe kumbullat janë prej 3 frutave që kultivohen masivisht në Qarkun e Korçës duke zënë sipërfaqe toke të konsiderueshme të mbjella me këto kultura.

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›