E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Sabri Godos, PS-ja ngushëllon familjen

Partia Socialiste ka ngushëlluar sot familjen e Sabri Godos dhe të gjithë mbështetësit e saj për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Në mesazhin e ngushëllimit PS vlerëson kontributin e tij si njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare.
 

“Në emër te socialistëve shqiptare kryetari Edi Rama i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes së Sabri Godos. Sabri Godo ishte një kundërshtar politik i Partisë Socialiste por ka qenë e do të mbetet për ne një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion, si njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare i cili në momentet e vështira të vendit u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes”- thuhet në ngushëllimin e PS-së.
 

Më tej PS thekson seSabri Godo do të çmohet gjithnjë për konseguencën e tij në mbrojtjen e interesave e vlerave kombëtare.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›