Vdekja e Sabri Godos, PDIU-ja ngushëllon familjen
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka ngushëlluar sot familjen e Sabri Godos për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Në mesazhin e ngushëllimit PDIU vlerëson kontributin për aktivitetin e tij politik kombëtar.
“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me pikëllim të thellë mori lajmin e ndrrimit të jetës së politikanit dhe patriotit të madh, Sabri Godo. Shqiptarët nga të gjitha trevat nga Çamëria në Kosovë humbën një personalitet të shquar të skenës politike dhe shoqërore, një zë të matur dhe të fuqishëm të çështjeve të mëdha të kombit tonë.
Humbja e Sabri Godos është një trishtim për mbarë kombin shqiptar, i cili i është mirënjohës për aktivitetin e tij politik kombëtar”- thuhet në ngushëllimin e PDIU-së.
Më tej PDIU-ja thekson se emri i Sabri Godos do të mbetet me shkronja të arta në historinë tonë moderne.