E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, Alston: Imuniteti te mos pengoje hetimin e Gerdecit

TIRANE- Raportuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ndodhet për vizitë në Shqipëri thekson rëndësinë e hetime të ngjarjes së 15 marsit 2008 dhe kërkon që imuniteti të mos bëhet pengesë në zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit.

“Do të doja të theksoja rëndësinë e hetimeve për Gerdecin. Cdo shoqeri duhet të hetojë në menyre efektive akuzat që u bëhen politikanëve që janë ende në pushtet. Eshtë shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të demonstrojë se mund të merret me këtë cështje dhe jo thjesht ta politizoje dhe të dështojë në marrjen e masave efektive.”- deklaroi Alston.

Alston nënvizoi se nuk duhet të pengohet një hetim efektiv: "E kuptoj kompleksitetin e krijuar nga vendimi i gjykatës, kuptoj situatën e vështirë, ku prokuroria ndodhet duke u përpjekur të ecë përpara. Do të doja të thoja te ecet përpara në mënyrë efektive në heqjen e imunitetit të cdo anëtari të parlamentit, dhe kjo duhet bërë, nuk duhet te pengohet një hetim efektiv. Por nuk më takon mua t’i them sistemit gjyqësor apo qeverisë shqiptare se si të veprojë me këtë
cështje tani e tutje”

Serioze dhuna ne familje, ndaloni gjakmarrjen
Raportuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ndodhet për vizitë në Shqipëri deklaron se sistemi penal i dobët është një ndër shkaqet që fenomeni i gjakmarrjeve nuk është zhdukur plotësisht. I ndodhur për një vizitë disa ditore Filip Alston prezantoi para gazetarëve raportin e përgatitur për Shqipërinë mbi këtë fenomen, i cili pranon se është pakësuar por nuk është zhdukur si dhe rekomandimet që ai jep si përfaqësues i OKB-së.

Që në fillim të konferencës për shtyp Alston tërhoqi vëmendjen tek statistikat e qeverisë dhe të disa organizatave jo qeveritare mbi fenomenin e gjakmarrjes. Ekstremisht të kundërta shifrat që jepen nga qeveria nga ato të organizatave joqeveritare të cilat punojnë në këtë fushë.

Për 2009 qeveria raportoi vetëm 1 të vrarë nga gjakmarrja, OJF raportojnë 90 të vrarë. Statistikat e shtetit për familjet e ngujuara në të gjithë Shqipërinë janë 130, ndërsa për OJF –të janë 1450 familje. Fëmijët në ngujim, sipas statistikave të shtetit janë më pak se 60, ndërsa nga shifrat e OJQ-ve janë mbi 800 fëmijë në izolim.

“Diferencat janë të mëdha, i karr marrë në konsideratë të gjitha statistikat dhe kam konkluzioni im është se shifrat faktike janë më afër ato të dhëna nga shteti.“- deklaroi Alston duke theksuar se sërish “këto shifra nuk tejet të ulëta përsa i përket nënvlerësimit të fenomenit”

Alston shpjegon se shkak i pasaktësive në statistika ka të bëjë dhe përkufizimin e termit, “dëshira e shtetit duke vendosur perkufizim më të ngushtë, kundrejt OJQ që kanë një perkufizim më të gjërë, si dhe fakti qe familjet nuk raportojne sakte shifrat”.
 
Alston ve theksin dhe tek problemet serioze të sistemit të drejtësisë si dhe ne vetedukimin e familjeve te cilat jane ne gjak dhe qe mendojnë se për arsye të nderit mund të zgjidhin vetë cështjen.

“Mendoj se sistemi i drejtësisë ka probleme serioze. Në lidhje me vrasjet, efektiviteti i gjykatave dhe policisë është mjaft i ndikueshëm që këto vrasës të kapen e të dënohen. “
Rekomandimet
Alston rokamandon krimin e një sekretariati i cili do merrej me problemin e gjakmarrjes.
- Qeveria duhet të krijojë sekretariatin i cili gjithmonë ka qenë i parashikuar për tu ngritur por nuk është ngritur.
- Duhen organizuar analizat e sondazheve duke përdorur përkufizime të sakta pasi qeveria nuk ka kuptim të qartë tëe situatës.
- Duhen inkurajuar studimet disiplinore për të kuptuar më mirë se cfarë po ndodh dhe këto duhen hartuar nga instituti përkatës.
-Grupet fetare duhet të jenë më aktivë dhe të këshillojnë qeverinë si dhe të gjenden format më efikase për pajtim 

Trafiku i organeve
Raportuesi i OKB-së deklaroi se janë bërë hetime nga prokurorë të KE-së si dhe nga prokurorë serbë sa i përket dyshimeve për trafik të organeve nga ish ushtarë të UCK-së me civilë serbë. Alston vuri re se ka pasur burokraci nga ana e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar për hetimin e akuzave.

Stop dhunës në familje 
Raportuesi i OKB-se nënzivon se dhuna në familje është në nivel të lartë dhe është një problem shumë i madh dhe rekomandon “programe për luftën kundër dhunës”

(vazhdon)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›