E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush do të dalë nga shtëpia?

23/02/10 12:40

Edi bisedon jashtë me Bledin dhe Adën. Bledi nis të tregojë për veten dhe jetën e tij në Gjermani. Ata flasin për emigracionin dhe për mallin ndaj vendit të tyre. Brenda banorët duken të përgjumur dhe bisedojnë për gjumin dhe zhurmat. Hakiu dhe Klodi bisedojnë me njeri-tjetrin. Klodi thotë se ishte i mërzitur dje, por nga darka mërzitja i kaloi pak. Të dy banorët janë në nominim gjatë kësaj jave dhe biseda e tyre shkon te nominimet dhe gjendja e tyre shpirtërore dhe emocionet. Klodi i thotë se dje ishte pak me emocione prej nominimit, por tashmë këtë e ka kaluar. Ndërsa Hakiu thotë se ai i kishte ndjerë emocionet e nominimit gjatë ditës së djelë. Enxhi i pyet djemtë nëse mendojnë se në shtëpinë e BB do të hyjnë banorë të tjerë të rinj. Hakiu thotë se po, po ndoshta jo herët dhe Klodi shton me siguri që do futen po ishalla do jemi ne deri atëherë. Në bisedë e sipër Kika e pyet Klodin se kë mendon ai se do të eleminojë publiku këtë javë. Klodi i thotë se kjo është një pyetje e vështirë dhe ai nuk mundet që të japë një emër. Më pas Kika thotë se ndoshta do të jetë ai që do të dalë gjatë kësaj jave, por Klodi i thotë Jo duke e shpjeguar mendimin e tij me faktin se tashmë në nominim janë 4 dhe secili është tip i veçantë nga të tjerët. Më pas ata bisedojnë për sjelljen e tyre dhe njohjet. Kika e pyet Klodin nëse ka arritur që ta njohë tipin e tij dhe Klodi i thotë deri diku po, por koha nuk mjafton kurrë për tu njohur. Më pas ata bisedojnë për lojën dhe për lojën e pistë apo atë të ndershme e të pastër. Klodi pyet Kikën se çfarë quan ai lojë të pistë dhe Hakiu i përgjigjet se për të një lojë e pistë është kur dikush shpif për një tjetër apo kur banorët bazohen në thashetheme. Ndërsa jashtë Edi bisedon me Bledin dhe thotë se lidhja e Jetmirit me Rezartën i ka lënë një shije të hidhur sepse ai e ka marrë si mungesë respekti ndaj tij sepse gjithçka ndodhi për vetëm dy orë. Në ballkon dalin edhe Ada, Kika dhe Enxhi. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›