Ndajnë rolet: Elton është babai, David nëna

Elton John më në fund ka konfirmuar se është bërë baba përsëri me të dashurin e tij David Furnish është emëruar si nëna e fëmijës në çertifikatën e lindjes.
Elijah Joseph Daniel Furnish-John është lindur nga një nënë surrogate e cila besohet të jetë nëna e njejtë që e ka lindur edhe fëmijën e tyre të parë, Zachary, tashmë dy vjeçar.
Në çertifikatën e lindjes Elton njihet si babai i Elijah, i cili lindi të premtën në spitalin e Los Angeles.
Elton dhe David thanë: “Lindja e fëmiëjës tonë të dytë e kompleton familjen tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi jashtëzakonisht shumë të lumtur dhe të emocionuar”. /Indeksonline/