“Nuk e kuptoj pse Casper rri me mua dhe nuk kërkon një vajzë të moshës së tij”

Jennifer Lopez vazhdimisht e pyet të dashurin e saj se pse ai nuk e gjen një të dashurë të moshës së tij. Këngëtarja dhe aktorja momentalisht është në lidhje dashurie me valltarin Casper Smart, i cili është 25 vjeçar, gjegjësisht 18 vjet më i ri se ajo.
Jennifer e kupton mirë skepticizmin e shumë njerëzve në lidhje me romancat e tyre dhe edhe ajo vetë shpesh vret mendjen nëse ata do të kenë mundësi ta përballojnë testin e kohës.
“E pyes atë, ‘Pse nuk shkon dh eta gjesh një të dashur më të re dhe të largohesh nga këtu. Cfarë do me mua? Dhe patjetër që pyes vetën, ‘Sa do të zgjasë kjo? Mendon, ‘Ok, pas dhjetë vitesh unë do të jem si kjo e ti si ky duke marrë parasysh se sa shumë ndryshojnë meshkujt me kalimin e viteve’.
E vërteta është se ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ne po kënaqemi me kët moment momentalisht. Ne e bëjmë njëri tjetrin të lumtur”, tha ajo në një intervistë.
43 vjeçarja duket se ka lidhje serioze me Casper dhe së fundmi ka pasur thashetheme se ata edhe do të fejohen së shpejti. /Indeksonline/