Robert Pattinson braktis Kristen Stewart

Çifti i famshëm hollivudian, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson i kanë dhënë fund lidhjes vetëm disa muaj pasi ata u ribashkuan, shkruajnë mediet e huaja.
Thuhet se, kësaj radhe, ka qenë Robert ai i cili ka vendosur ta braktis aktoren duke i thënë asaj që të mbesin vetëm miq.
Në qershor të vitit që lamë pas, Kristen e kishte tradhtuar Rob me regjisorin, Ruper Sander dhe duket se çarja në lidhjen e tyre, nuk mundi të riparohet./Indeksonline/