E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalesa e radhes Lushnje Duam transparence

Rreth 2000 persona jane bashkuar protestes se Partise Socialiste ne Lushje per rrezimin e qeverise se drejtuar nga kryeministri Sali Berisha me sloganin Saliu deshtoi transparence.

Ne nje proteste e cila ka nisur ne oren 16.30 jane te pranishem kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kreu i PLD-se Spartak Ngjela si dhe deputete te tjere socialiste te rrethit te Lushnjes. Gjate fjales se tij perpara te pranishmeve Ngjela ka theksuar se kjo proteste ashtu sikurse dhe te tjerat te cilat do te realizohen me tej jane per te luftuar nje kauz pasi Berisha po mban peng kutite e materialeve zgjedhore.
Kemi nje vit qe luftojme per transparence. Berisha nuk ka respekt per popullin shqiptar. Ne jemi ketu per te drejtat tona pasi Berisha i ka veshet me dyll ka deklaruar Ngjela.

Ndersa Opozita rinis protestat per largimin e qeverise Kreu i saj Rama theksoi se do te vazhdojme rrugen tone te pandalshme dhe kete per nje arsye pasi femijet nuk e meritojne kete vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›