Ndalesën e parë Kryeministri Fatos Nano e bëri në qytetin e Lushnjës, ku mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Tregut Bujqësor të këtij qyteti, preu shiritin e përurimit dhe mbajti at
Ndalesën e parë Kryeministri Fatos Nano e bëri në qytetin e Lushnjës, ku mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Tregut Bujqësor të këtij qyteti, preu shiritin e përurimit dhe mbajti aty një fjalë përshëndetëse.
Në këtë vizitë Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Agron Duka, nga deputetë të Lushnjës si dhe nga autoritetet më të larta të pushtetit vendor.
Pas ceremonisë së përurimit Kryeministri dhe autoritetet që e shoqëronin, bëri një vizitë në mjediset e këtij tregu ku u prit me ngrohtësi nga qytetarë të shumtë që ndodheshin aty dhe me mjaft prej tyre zhvilloi takime e biseda të ngrohta e miqësore.
Për Tregun Bujqësor të qytetit të Lushnjës janë investuar nga Babka Boterore 670 mije dollare.