E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellimi i reformës në privatizimin e sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë në sistemin financiar e atë të energjetikës, ishte tematika kryesore e mbledhjes së radhës të Këshillit të

Thellimi i reformës në privatizimin e sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë në sistemin financiar e atë të energjetikës, ishte tematika kryesore e mbledhjes së radhës të Këshillit të Ministrave, e cila u zhvillua sot pasdite, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano.
Në rendin e ditës të kësaj mbledhje ishin një numër projektligjesh dhe vendimesh, të cilat u miratuan.

Projektligjet që u miratuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave:

U miratua projektligji: "Për mbrojtjen e konkurrencës".

Qëllimi i këtij projektligji është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, duke përcaktuar rregullat e funksionimit të ndërmarrjeve, institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e konkurrencës dhe përgjegjësitë e tyre.

Në hapjen e negociatave për procesin e Stabilizim asociimit, një nga kapitujt kryesorë është kapitulli i konkurrencës, ku në radhë të parë kërkohet përafrimi i legjislacionit shqiptar të konkurrencës me atë evropian. Prandaj miratimi i këtij projektligji është një domosdoshmëri edhe për vete faktin se ekonomitë në tranzicion, si ajo e vendit tonë, përbëjnë një terren të përshtatshëm për lulëzimin e praktikave monopoliste, gjë që rrjedh, jo vetëm nga trashëgimia e krijuar nga ekonomia e centralizuar, por dhe nga praktikat antikonkurruese të vetë subjekteve që operojnë në treg.

Duke patur parasysh rëndësinë e madhe që ka vendosja e konkurrencës në ekonominë e tregut, nuk është ekzagjerim që ligji, "Për mbrojtjen e konkurrencës", të konsiderohet si një nga ligjet bazë në një sistem ekonomik liberal.

Ky projektligj synon jo vetëm të rregullojë marrëdhëniet në treg, në menyrë që të krijojë hapësirat për konkurrencë efektive, duke realizuar përafrimin me legjislacionin evropian në këtë fushë, por njëkohësisht të sigurojë edhe efikasitetin në zbatimin e tij, nëpërmjet institucionalizimit dhe vendosjes së raporteve ligjore të strukturave që veprojnë në fushën e konkurrencës.

Projektligji ka kaluar proçesin e shqyrtimit në 50 institucine të ndryshme, të lidhuara në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo me çështjet e konkurrencës.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua edhe projektligji: "Për disa shtesa dhe ndyshime në ligjin nr.8894, datë 14.5.2002, "Për Agjencinë trajtimit të kredive''.

Shtesat dhe ndryshimet që bëhen në projektligj kanë të bëjnë me shtimin në ligjin ekzistues, përveç bankës edhe institucione të tjera financiare jobankare.

Një nga institucionet financiare jobankare që është përfshirë në proçesin e privatizimit është edhe kompania shtetërore e sigurimeve INSIG sh.a. Në proçesin e vlerësimit të INSIG-ut si shoqëri që ka filluar negociatat me institucionet ndërkombetare IFC dhe BERZH drejt përfundimit të fazës së parë të privatizimit, janë evidentuar edhe probleme të cilat lidhen me një pjesë të investimeve. Para se të mbyllet faza e parë e këtij proçesi, e cila do të çojë në ndryshimin strukturor të kapitalit të INSIG sh.a, do të bëhet zgjidhja përfundimtare e këtij portofoli. Prandaj për këtë qëllim u vendos që borxhet e këqia të kalohen tek Agjencia e Trajtimit të Kredive, e cila tashmë funksionon si një institucion me struktura përkatëse që merret me arkëtimin e këtyre kredive.

Këshilli i Ministrave miratoi këto vendime:

U miratua vendimi "Për miratimin e programit të ristrukturimit në funksion të privatizimit të Shoqërisë anonime ""INSIG Sh.a".
Programi i ristrukturimit dhe i përgatitjes për privatizim të INSIG Sh.a. përbëhet nga dy faza. Faza e parë ka përfunduar që në vitin 2000. Në fazën e dytë të ristrukturimit të kompanisë ka nevojë për një ulje të mëtejshme të personelit. Duke patur parasysh koston sociale që do të sillte një reduktim i mëtejshëm i personelit të INSIG sh.a është menduar si opsioni më i mirë i mundshëm, dhënia e deri në 9 pagave mujore punonjësve të cilët do të preken nga ristrukturimi i kompanisë.

Për përzgjedhjen e personelit gjatë ristrukturimit do të mbahen parasysh disa kritere objektive si: niveli arsimor, vjetërsia në sigurime, korrektesa dhe përkushtimi në punë, kualifikimet realizimi i objektivave, etj.

Përveç reduktimit të personelit, pjesë përbërëse e programit të ristrukturimit është edhe zgjidhja përfundimtare e investimeve problematike të INSIG sh.a.

INSIG është përfshirë në procesin e privatizimit. Faza e parë e këtij procesi do të përfundojë me transferimin e deri 40 % të aksioneve nëpërmjet negociatave tek IFC dhe BERZH.

Duke marrë parasysh edhe interesimin e dy institucioneve financiare ndërkombëtare që përmendëm më sipër dhe në kuadër të planit të ristrukturimit të kompanisë, Ministria e Financave përveç hapave të ndërmarrë deri tani për zgjidhjen e investimeve me probleme, do të punojë për gjetjen e një zgjidhjeje efektive dhe me kosto sa më të ulët për këtë portofol.

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për pagesën nga fondet e INSIG Sh.a të shpenzimeve që do të kryhen nga IFC dhe BERZH në funksion të privatizimit të kompanisë (faza e parë)".

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua edhe vendimi për "Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit nr. TF052160, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), për ngritjen e kapaciteteve për fondin e besimit për strategjinë e reduktimit të varfërisë. Granti i finacimit prej Bankës Botërore, PNUD, Ambasadës Hollnadeze dhe Ambasadës Japoneze për ngritjen e kapaciteteve për Strategjinë e Reduktimit të Varfërisë është i përbërë nga 4 komponentë.

1. Arritja e konsensusit mbi vizionin e të ardhmes së Shqipërisë.

Procesi i pjesëmarrjes për arritjen e një vizioni kombëtar do të udhëhiqet nga një komitet i përcaktuar nga Qeveria duke tentuar të përfshije grupet kryesore sociale dhe politike të shoqërisë shqiptare, i cili do të shërbejë si një bazë për rishikimin dhe fuqizimin e procesit të SKZHES. Ky proces do të përfshijë analiza teknike dhe dialogjet kombëtare në nivele rajonale dhe kombëtare.
2. Fuqizimi i kapaciteteve për të monitoruar dhe vlërësuar SKZHES.
Fuqizimi i kapaciteteve për të monitoruar dhe për të vlerësuar SKZHES është konsideruar si një nevojë e domosdoshme për të rritur cilësinë procesit të SKZHES.
3. Përmirsimi i prioritarizimit dhe kostove të veprimeve publike.
Me anë të këtij komponenti procesi i SKZHES do të përfitojë një lidhje më të mirë midis objektivave, veprimeve publike dhe diagnostifikimit të varfërisë; priotarizim më të mirë dhe një përmirësim të kostove.
4. Analiza e burimeve të rritjes.
Analizat e burimeve të rritjes do të ndihmojë në gjetjen e një ekulibri midis rritjes dhe reduktimit të varfërisë.

U miratua vendimi "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për asistencën e ndërsjelltë administrative, në çështjet doganore.
Kjo, marrëveshje, përveçrendësisë praktike në lidhje me bashkëpunimin në luftën kundër evazionit fiskal dhe krimit ndërkufitar, institucionalizon bashkëpunimin ndërqeveritar të materializuar në bashkëpunimin e institucioneve të sferës fiskale. Marrëveshja e Assitences Reciproke në çështjet Reciproke në çështjet Doganore parashikon bashkëpunimin, veç të tjerave, në katër fushat e rëndësishme, si;

1. Shkembimin e informacionit ndërmjet Administratave Doganore, me qëllim bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të luftës kundër shkeljeve dhe kryesisht për verifikimet A-posteriori apo Para –mbërritjes mbi vlerën, natyrën dhe sasinë e mallrave të importuara;
2. Këmbimin e Personelit Doganor si edhe atashimin e punonjësve ndërlidhës në territoret doganore reciproke me qëllim asistencën, dëshmitë gjatë proceseve penale lidhur me shkeljet doganore, trajnimin, etj.
3. Investigimin e përbashkët në rast të shkeljeve të verifikuara apo të dyshuara;
4. Këmbimin e praktikave, teknologjive dhe teknikave më të suksesshme në luftën kundër shkeljeve doganore.
5. Luftën kundër drogës dhe trafiqeve te tjera të paligjshshme.
U miratua vendimi "Mbi fillimin e proçedurës së dhënies në konçesion të formës ROT, të Hidroçentralit Bogovë".

Për hidroçentralin Bogovë në rrethin e Skraparit, në administrim të KESH Sh.a., është paraqitur një propozim i pakërkuar për marrjen në konçesion, në formën ROT, nga shoqëria vendase "Wonder" Sh.a.
Hidroçentrali i Bogovës është ndërtuar në vitin 1972, duke shfrytëzuar burimet ujore të Bogovës, të cilat grumbullohen në një ujëmbledhës. Agregati turbinë-gjenerator ka fuqi 2500 kW dhe prodhimi mesatar vjetor i projektuar është 12.5 milionë kWh. Makineritë dhe pajisjet janë furnizuar nga kompania çeke "SKODA" dhe janë montuar nga Ndërmarrja e Montimeve Industriale.
Nga ana e shoqërisë "Wonder" Sh.a., propozimi i pakërkuar për marrje në konçesion në formën ROT (rehabilitim, shfrytëzim, transferim shtetit) të hidroçentralit të Bogovës, është shoqëruar me projektin e plotë tekniko-ekonomik për rehabilitimin dhe shfrytëzimin e tij në konçesion për 30 vjet. Në projekt parashikohet ndërhyrja me investime për rehabilitim në dy faza, gjatë dy viteve të parë. Faza e parë do të ketë një investim prej 550 mijë Euro dhe faza e dytë 390 mijë Euro; gjithsej investimi për rehabilitimin do të jetë 940 mijë Euro. Prodhimi i energjisë elektrike gjatë fazave të rehabilitimit do të mbahet në nivelet 3.2-4.5 milionë kWh, ndërsa pas rehabilitimit, në vitet 2005-2010 do të rritet nga 5.0 deri në 6.8 kWh. Shoqëria "Wonder" Sh.a., me seli në Tiranë, është subjekt juridik me profil dhe aktivitet të gjerë në fushat e ndërtimeve, instalimeve, si dhe të tregtimit për mallra të ndryshëm elektrikë, ndërtimorë dhe industrialë, që nga viti 1997. Kompania ka parashikuar ngritjen dhe trajnimin e stafit të plotë tekniko-ekonomik për menaxhimin me sukses të këtij konçesioni.

U miratua edhe vendimi "Për fillimin e procedurës së dhënies me koncesion të formës "ROT", të hidrocentrallit te Gjançit,në Korçë.
Nga ana e shoqërisë "Spahiu"shpk, propozimi i pakerkuar për marrje në konçesion në formën ROT (rehabilitim, shfrytëzim, transferim shtetit) të hodrocentralit të Gjançit, është shoqëruar me projektin e plotë tekniko-ekonomik për rehabilitimin e këtij hodrocemtrali dhe shfrytezimin e tij në konçesion per 30 vjet.
Në projekt parashikohet ndërhyrja me investime për rehabilitim në dy faza, gjatë dy viteve te parë. Faza e parë do të ketë një investim prej 470 mijë Euro dhe faza e dytë 530 Euro; gjithsej investimi për rehabilitimin do të jetë 1 milion Euro. Me këtë projekt synohet;

- Kthimi në gadishmëri të plotë i objektit.
- Rehabilitimi dhe plotësimi me pajisje bashkëkohore.
- Rritja e prodhimit të energjisë elektrike.
- Rritja e efiçenses në shfrytëzim.
- Përmirësimi i administrimit dhe menaxhimit.
Prodhimi i energjisë elektrike gjatë fazave të rehabilitimit do të mbahet në nivelet 3,2-4,5 milion kWh, ndërsa pas rehabilitimit, në vitet 2005-2010 do të rritet nga 5,0 deri në 6, 8 milion kWh.

U miratua vendimi "Për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që Sh.a. Albkromi ka ndaj Sh.a. KESH-it".

Sh.a. Albkromi është debitor për mosshlyerje të energjisë elektrike ndaj Sh.a. KESH-it për shumën 569 milionë lekë.

Për mbylljen pothuajse përfundimtare të këtij detyrimi, si dhe për të mundësuar plotësimin e kërkesave të Ligjit Nr.8590, datë 23.03.2000, Ligjit Nr.8791, datë 10.05.2001, si dhe Urdhërit të Kryeministrit Nr.281, datë 15.10.2002, "Për zbatimin e planit të veprimeve për zgjidhjen e detyrimeve të prapambetura të ndërmarrjeve të sektorit publik", kërkohet që shuma prej 500 milionë lekë të jepet si shlyerje detyrimi që Sh.a Albkromi ka ndaj Sh.a. KESH-it.

Sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi: "Për disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendimin nr. 153, datë 07.04.2000, të Këshillit të Ministrave"

Në kuadër të masave që ka marrë dhe po merr Qeveria për parandalimin e trafikimit të mjeteve të vjedhura, në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit nr. 291 dt.28.10.2002 " Për miratimin e planeve të veprimit për parandalimin dhe luftën kundër trafiqeve te paligjshme të qënieve njerëzore, te automjeteve të vjedhura dhe të narkotikëve", ndryshimet e kërkuara synojnë në:

• Rritjen në mënyrë të ndjeshme të saktësisë së dokumentacionit që kërkohet për regjistrimin e mjeteve.
• Krijimin e mundësisë së shkëmbimit dhe saktësimit të informacionit edhe me organet e tjera që kanë detyrime në këtë fushë, si ato të Ministrisë së Rendit Publik, Ministrisë së Financave etj.
• Rritjen e transparencës së kryerjes së shërbimeve ndaj subjekteve apo personave fizikë.

Sot në mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi : "Për një shtesë në vendimin nr.151,dt.25.04.2002, të Këshillit të Ministrave, "për statusin Dëshmor i Atdheut".

Komisioni Qëndror për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, në bazë të akteve ligjore e nënligjore, miraton njohjen e statusit dhe shpalljen "Dëshmor të Atdheut" dhe i cakton masën e përfitimit financiar një personi të autorizuar të trungut familjar të dëshmorit përkundrejt prokurës ose deklaratës noteriale nga pjestarët e tjerë të familjes. Në bazë të vendimit të Komisionit Qëndror, Instituti i Sigurimeve Shoqërore kryen pagesat për përfituesit e Statusit te Dëshorit.

Është evidentuar se përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, të caktuar për tërhëqjen e masës së shpërblimit financiar, vdesin, për rrjedhojë Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk kryejnë pagesat. Në keto kushte bëhet ndryshimi, ku Instituti i Sigurimeve Shoqërore, mbi bazën e dëshmisë së trashëgimisë, çertifikates së trungut familjar dhe prokurës së posaçme nga pjestarët e trungut familjar të dëshmorit, t'i kalojë shpërblimin përfituesit të rradhës.

U miratua vendimi "Për kalimin në administrim të bashkisë së qytetit të Korçës, të ish-Shtëpisë së Ushtarakëve, në këtë qytet".

Kjo ndërtesë e cila është aktualisht në administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes, kalon në administrimin e bashkise së qytetit te Korçës. Ky objekt do t'u vijë në ndihmë qytetit dhe qytetarëve te Korçës pasi do të përdoret si qendër kulturore.

Qeveria vendosi "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi, për bashkëpunimin në fushën e karantinës dhe të mbrojtjes së bimëve".

Marrëveshja synon mbrojtjen e territoreve të dy shteteve nga futja dhe përhapja e parazitëve karantinorë të bimëve; krijimin e kushteve lehtësuese për importin, eksportin dhe kalimin tranzit të bimëve e produkteve bimore; rritjen e bashkëpunimit reciprok të shërbimeve të mbrojtjes së bimëve të të dy vendeve.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për një ndryshim në vendimin Nr.684, datë 13.12.2001, të Këshillit të Ministrave "Për caktimin e përfaqësuesve të Këshillit të Ministrave në Këshillin Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore", i ndryshuar".

Këshilli Administrativ është ngritur dhe funksionon mbi bazën e parimit të trepartitizmit, punëdhënës-punëmarrës-shtet.
Në lidhje me përfaqësuesit e caktuar nga Këshilli i Ministrave ekziston një VKM Nr.684, datë 13.12.2001, që përcakton anëtarët e Këshillit Administrativ të ISSH që përfaqësojnë Këshillin e Ministrave. Në vitin 2002, këtij vendimi iu bë një ndryshim për arësye të ndryshimit të përfaqësuesit të Ministrisë së Punës dheÇështjeve Sociale dhe atij të Ministrisë së Shëndetësisë. Aktualisht, kërkohet ndryshimi i përfaqësuesit të Bankës së Kursimeve, meqënëse z.Dalip Hysko nuk mban më pozicionin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të BK-së. Drjetori i Përgjithshëm i Bankës së Kursimeve, z.Ardian Kamberi propozohet që të përfaqësojë këtë bankë në Këshillin Administrativ të ISSH.

Sot në mbledhjen e qeverisë u miratua vendimi: "Për miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, nëpërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës, për eleminimin e punës së fëmijëve"
Memorandumi i miratuar ka për qëllim:

• Promovimin e kushteve që i jep mundësinë Qeverisë Shqiptare të ndalojë dhe të eleminojë në mënyrë progresive punën e fëmijëve, me prioritet format më të këqija të saj.
• Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit mbi pasojat që sjell puna e fëmijëve dhe ofrimi i zgjidhjeve të mundshme për ndalimin e saj.
• Integrimi sistematik i çështjes së eleminimit të punës së fëmijëve në politikat dhe programet kombëtare të zhvillimit social dhe ekonomik me qëllim krijimin e kuadrit ligjor konform standarteve përkatëse ndërkombëtare në këtë fushë.

Sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi : "Për një ndryshim në vendimin nr.215, datë 16.05.2002, të Këshillit të Ministrave, "Për ngritjen dhe funksionimin e grupit negociator shqiptar, për përgatitjen e negociatave me komisionin europian dhe shtetet anëtare të bashkimit europian, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit", i ndryshuar"

Pika 2 e vendimit nr.215, datë 16.5.2002, të KM, i ndryshuar shfuqizohet.
Ky ndryshim bëhet me synim realizimin e objektivave të Qeverisë Shqiptare, për përmbushjen me sukses të këtij procesi kaq të rëndësishëm për Shqipërinë, pasi del e domosdoshme nevoja për një përmirësim të mëtejshëm të funksionimit institucional dhe koordiminit ndërinstitucional duke i bërë këto struktura më fleksibël ndaj nevojave për burime njerëzore, plotësimi i të cilave është atributi i Kryeministrit me propozim te ministrit te Shtetit për Integrim.

Sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi: "Për ngritjen e Komisionit Shtetëror për Kualifimin e Auditëve te Brendshëm në Sektorin Publik"
Ligji për Auditimin e Brendshëm në sektorin publik ka përcaktuar një skemë kualifikimi (çertifikimi) që imponohet nga gjendja aktuale e kualifikimit të auditëve e cila konsiston në zhvillimin e këtij procesi në dy faza.
Procesi i kualifikimit dhe i çertifikimit të auditëve të brendshëm të jëtë sa më i plotë dhe të sigurojë përvëtesimin sa më të mirë, të standarteve ndërkombëtare të auditimit, të njohurive nga fusha të finanacave publike, kontabilitetit dhe të ekonomisë në përgjithësi.
Me qëllim që të nxiten kandidatët për të adoptuar standarte dhe procedura auditimi bashkëkohore dhe për të mbuluar boshllekun e ndjeshem që ekziston në këtë fushë, projekti ka parashikuar mbrojtjen e mikrotezave nga fusha e auditimit për çështje të veçanta të cilat do t'i shërbejnë si vlerësimit të kandidatit ashtu edhe do të pasurojnë literaturën përkatëse në fushën e auditimit.
Kjo është në një linjë edhe me përbërjen e komisionit Qëndror dhe të nënkomisioneve, fazave të kualifikimit dhe të çertifikimit si dhe strukturës së njohurive që parashikohen të testohen kandidatët.

Sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi "Për percaktimin e vjetërsisë në punë, për marrjen e titullit të përkohshëm "Audit i Brendshëm në Sektorin Publik"

Duke u mbështetur në skemën e përcaktuar, për të ruajtur vazhdimësinë e strukturave dhe kapacitetet e auditimit, në nenin 13 të ligjit konsiderohen si Auditë të Brendshëm Publikë për një periudhë kohe prej pese vjetësh të gjithë ato auditë që janë punësuar në strukturat e auditit në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe kanë një vjetërsi pune në këtë detyrë sipas përcaktimeve të bëra nga Këshilli i Ministrave. Vjetërsia prej pesë vjetësh është mëse e mjaftueshme për të realizuar skemën e mësipërme.

Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin: "Për miratimin në parim të të Marrëveshjes, ndërmjet Qeverise së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar në projektin "Fondi i investimeve sociale ADF-III- Shqipëria Veriore dhe Lindore" me një hua prej 2 301 000 Eurosh dhe grant prej 256 000 Eurosh".

Ky projekt ka te beje me ndertimin ose rehabilitimin e infrastrukturës social-ekonomike në veri dhe në verilindje të vendit dhe ka si objektiv:
1. Zhvillimin social dhe ekonomik afatgjatë në zonat e ndërhyrjes së programit nëprmjet përmirësimit të faktorëve bazë të zhvillimit.
2. Kontributin për të parandaluar dhe minimizuar shqetësimet potenciale sociale.
3. Sherbimin e përmirësuar të infrastrukturës sociale për popullsinë në zonat veriore dhe lindore të vendit.
4. Krijimin e punësimuit të përkohshëm dhe i oportuniteteve cilësore për shtresat e varfëra të popullsisë.

Në kuadër të këtij projekti janë edhe 11 nënprojekte që do të realizohen në rrethet B. Curri, Bulqizë, Burrel, Fushë-Arrës, Koplik, Krumë, Kukës, Librazhd, Dibër, Pukë e Vau i Dejës.
Në këtë Marrëveshje Qeveria e Republikës Federale Gjermane i jep mundësi Qeverisë së Republikës së Shqipërisë te marrë nga KfW (Kreditanstalt fur Wiederaufbau) një hua prej 2 301 000 Euro dhe një grant prej 256 000 Euro. Përdorimi i kësaj shume dhe kushtet në të cilat vihet në dispozicion ajo si dhe procedura e dhënes së saj përcaktohen në kontraten që do të përfundohet midis KfW dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›