Kryeministri Nano në fillim të këtij takimi theksoi faktin se tashmë Shqipëria ndodhet në momentin e dinamizimit të reformave përafruese me standartet e BE në kuadër të Marrëveshjes së As
Kryeministri Nano në fillim të këtij takimi theksoi faktin se tashmë Shqipëria ndodhet në momentin e dinamizimit të reformave përafruese me standartet e BE në kuadër të Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit.
Në këtë drejtim zoti Nano tha se këto reforma janë përqëndruar në forcimin e institucioneve të shtetit të së drejtës, në rritjen e kapaciteteve qeverisëse dhe të shoqërisë shqiptare për implementimin e standarteteve europiane. "Ne po përpiqemi të krijojmë përmes bashkëpunimit ndërkombëtar një klimë pozitive dhe hapsira për të gjithë faktorët që dëshirojnë të kontribuojnë për procesin e integrimit europian, duke përfshirë këtu edhe pjesmarrjen e opozitës në këtë proces, duke krijuar një konsensus kombëtar për rëndësinë e dinamizimit të reformave europiane në vendin tonë dhe në rajon"
Kryeministri Nano është ndalur dhe ne rolin moderator që Qeveria shqiptare po luan per nxitjen e inisiativave rajonale. "Ne po perpiqemi të strukturojmë një dialog politik multidimensional dhe një shkëmbim vlerash mes vendeve i cili bën te pavlefshëm faktorët tradicionaliste dhe lë pas të kaluarën konfliktuale në rajon. Tashmë është një avantazh i madh që të gjitha qeveritë në vendet e Ballkanit janë të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe të orientuara nga perëndimi dhe janë gjithashtu të përfshira në të njëjtën axhendë të integrimit në Bashkimin Europian"
Dy autoritetet kanë vlerësuar se Samiti i Selanikut është i një rëndësie të veçantë për të ardhmen integruese të Ballkanit Perëndimor.Vizioni ynë për Samitin e Selanikut -tha zoti Nano- është domosdoshmëria për intensifikimin e procesit të Asocim – Stabilizimit, anëtarësimi i vendeve të reja në BE, mundësia për rritjen e programeve të binjakëzimit mes administratave tona dhe institucioneve të vendeve të BE, mundesia për të pasur një prezencë multidimensionale të specialistëve të vendeve të BE në sektorë prioritarë të angazhuar në reformë dhe vecanërisht krijimi i disa lehtesirave për rajonin si regjimi shengen për lëvizjen e lirë mes vendeve të Ballkanit dhe më pas lëvizja e lirë edhe për në vendet perëndimore".
Gjithashtu Kryeministri është ndalur në luftën që po bëjnë strukturat e specializuara në koordinim dhe me ato rajonale kundër trafiqeve,krimit të organizuar, menaxhimit të kufijve, informalitetit të tregut.
Nga ana e tij Ramon de Miguel vlerësoi vecanerisht rolin e Kryeministrit Nano si nje politikan tashme i njohur dhe i vleresuar për vizionin europian dhe si nxitës i inisiativave integruese rajonale dhe europiane. "Shqipëria tashme është kthyer ne një qendër te stabilitetit dhe një shembull në Ballkan dhe ne shprehim kenaqesine se fryme qe ju perfaqesoni po perhapet ne mbare Ballkanin. Ajo konsiderohet pjesë e familjes europiane dhe Spanja është shumë e angazhuar në rolin e saj për të mbeshtetur Shqipërinë ashtu si dhe gjithë rajonin" tha zoti De Migel.Ne mendojme se tashme problemet e rajonit te Ballkanit perendimor nuk jane me pjese e politikes se jashtme te BE-se, por pjese e politikes se saj te brendeshme".
Me këtë rast Kryeministri Nano përcolli ftesën e vet për kryeministrin e Spanjës, zotin Aznar, ftesë e cila u mirëprit nga Ministri i Shtetit spanjoll.