E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalet Milan, feston Juve

Juventus duke festuar

Juventusi fiton ndaj Romës, duke shkuar tanimë +3 nga Milani. Kuqezinjtë barazuan me Bolonjën, ndërsa në Xhenova ndeshja u ndërpre për minuta të tëra prej tifozëve.
Juventusi nuk e pati aspak të vështirë që të mundte Romën, kjo edhe për faktin se e gjeti shumë shpejt golin me anë të Vidal që në minutën e 4-t. Madje i njëjti futbollist dyfishoi 4 minuta më vonë. Ndërkohë gjërat për Romën u vështirësuan më shumë pas daljes me karton të kuq të portierit Stekelenburg në minutën e 27-të. Ndërsa Milani duket tashmë i dorëzuar, ose të paktën të tillë e bëri të duket ndeshja me Bolonjën. Një gol i Gaston Ramirezit e trembi jo pak “Djallin”, i cili konfirmon krizën që po kalon pas humbjes edhe më shokuese me Fiorentinën. Por, nëse me vjollcët humbën, Alegri dhe skuadra duhet ta falënderojnë edhe njëherë tjetër Zlatan Ibrahimoviçin, i vetmi që ka ende forca për të luftuar, pasi është meritë e tij nëse kuqezinjtë shmangën humbjen e dytë radhazi në minutën e 90-të. Trajneri i Milanit kishte kërkuar 6 fitore deri në fund, duke premtuar se grupi ishte shumë i karikuar dhe beson totalisht te përmbysja, por përgjigja që dha skuadra dje nuk ishte aspak ajo që pritej, barazim 1-1 dhe një tjetër shuplakë për kampionët në fuqi të Italisë. Duhet thënë se Milani luajti me 10 lojtarë 8 minuta nga fundi i ndeshjes. Bonera doli me të kuqe, sepse mori edhe kartonin e dytë të verdhë. Ndërkohë ka pasur “guerilje” në Xhenova. Prej javësh në protestë kundër skuadrës së tyre, e cila është fundosur nga rezultatet e dobëta, dje në stadiumin “Marasi” tifozët kanë urdhëruar ndërprerjen e ndeshjen me Sienën, pasi rezultati ishte 4-0 për miqtë. Të indinjuar nga paraqitja e dobët, takimi është ndërprerë në minutën e 53-të dhe për afro një orë nuk është luajtur. Tifozët e Xhenoas kanë hedhur tymues dhe kanë kërcënuar se do zbresin në fushë, ndaj në këtë pikë është ndërprerë takimi.

Seria A
Kievo-Udineze    0-0
Parma-Kaljari    3-0
Katania-Atalanta    2-0
Napoli-Novara    2-0
Dje
Fiorentina-Inter    0-0
Milan-Bolonja    1-1
Çesena-Palermo    2-2
Xhenoa-Siena    1-4
Lazio-Leçe        1-1
Juventus-Roma    4-0

Renditja
Nr. Ekipi       P    ND

1. Juventus       71     33
2. Milan      68     33
3. Lazio      55     33
4. Udineze       52     33
5. Napoli      51     33
6. Roma       50     33
7. Inter      49     33
8. Katania      46     33
9. Kievo      43     33
10. Siena       42     33
11. Palermo       41     33
12. Bolonja       41     33
13. Parma      41     33
14. Atalanta       40     33
15. Fiorentina 38     33
16. Kaljari       38     33
17. Xhenoa       36     33
18. Leçe      35     33
19. Novara       25     33
20. Çesena       22     33

Junajtid kapitullon, Siti nuk fal

Mançester-Everton 4-4

Mançesterët tani janë 3 pikë larg dhe titullin e vendos derbi.Ishte përtej së imagjinueshmes që një ekip me eksperiencën e Junajtid të ishte fajtor për një pakujdesi të tillë. Skuadra e Aleks Fergusonit kryeson 4-2 në “Old Trafford” me Evertonin vetëm 7 minuta nga fundi, ndërsa 75.522 tifozët kishin nisur këngën e titullit të 20-të. Por, ajo që ndodh në vetëm 120 sekonda kërcënon shanset e “djajve të kuq” për të mbrojtur titullin e Premier Ligës më 13 maj. Golat e Jelaviçit dhe Pienarit e kthyen festën në një eksperiencë të hidhur. Ishte një ndeshje shifrash dhe matematika tashmë është një ekuacion i zgjidhur: Nëse Siti i fiton 3 ndeshjet e mbetura, shpallen kampionë për herë të parë që prej 1968-s. Sakaq, të besuarit e Mançinit nuk shkëlqejnë ndaj Ulverhaptonit, por lojën ama e kontrollojnë dhe avantazhi vjen shpejt, pas 26 minutash. Është i përhershmi Serxho Aguero. Më pas, dyfishon dhe vulos fitoren Sami Nasri në minutën e 74-t. Në takimin tjetër ra në sy humbja shtëpiake e Liverpulit.

Premier League
Arsenal-Çelsi       0-0
Aston V.-Sunderland0-0
Bllekbërn-Norui砠     2-0
Bolton-Svansi       1-1
Fulham-Uigam       2-1
Njukastëll-Stoke      3-0
QPR-Totenham      1-0
Mançester-Everton      4-4
Liverpul-VBA       0-1
U’hampton-Man.Siti 0-2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›