E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi ofertë trevjeçare Prandellit?

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën e trajnerit Andrea Stramaccioni për sezonin e ardhshëm.

Sky Italia shkruan se në të vërtetë Moratti dëshiron të tentojë ta kthejë Cesare Prandelli sërish në Serie A.

Interi është duke përgatitur një ofertë trevjeçare për përzgjedhësin e Italisë, pas përfundimit të Euro 2012, me Stramaccioni që do të kthehej të punojë me skuadrën e të rinjve.

Nerazzurët kanë shënuar dy fitore dhe dy barazime nën drejtimin e Stramaccionit, dhe së fundi barazuan ndaj Fiorentinës për të humbur shpresat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›