Ndalet Prishtina

Pas dy fitoreve radhazi, Prishtina nuk ka arritur më shumë se një barazim përballë Ferizajt. Lideri i Superligës, Trepça i është rikthyer fitores, derisa KEK’u mposhti Vëllaznimin për të kaluar në vendin e dytë. Hysi ka shënuar fitoren e parë në stinorin pranveror.
Ferizaj – Prishtina 1:1
Ndeshja derbi e xhiros së 25-të e Superligës, e zhvilluar të dielën ndërmjet Ferizajt dhe Prishtinës, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1:1. Bardhekaltrit nga kryeqyteti kanë kaluar në epërsi prej 0:1 në minutën e 25-të të takimit me golin që e ka shënuar Taulant Dajaku.
Këtë epërsi Prishtina nuk ka mundur ta mbajë deri në fund të takimit, sepse Ferizaj ia ka dalë që në minutën e 70 t’i barazojë shifrat në 1:1, me golin që e realizoi Arlind Hoxha. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi. Në këtë mënyrë, Ferizaj ia doli t’ia ndalë hovin Prishtinës në top formë, dhe njëherësh ndërpreu serinë e humbjeve, të cilat i pati pësuar në tri ballafaqimet e saj të fundit.
KEK-u – Vëllaznimi 3:0
KEK-u ka kaluar në pozitën e dytë, pasi e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat të thellë, 3:0. Kjo humbje e ka vënë ekipin gjakovar edhe më tej në telashe, pasi po lufton për mbijetesë. KEK-u ka kaluar në epërsi prej 1:0 në minutën e 60 me golin që e ka shënuar Berat Grabovci.
Epërsinë e elektricistëve në 2:0 e vuri Naim Kodraliu me golin që e realizoi në minutën e 66. I njëjti futbollist shënoi golin e dytë personal në minutën e 76, për rezultat përfundimtar 3:0. Vëllaznimi rastin më të mirë për të shënuar gol e pati në minutën e 17, kur Atdhe Gashi qëlloi shtyllën e lartë të portës së KEK-ut. Kuqezinjtë dominuan me raste gjatë pjesës së parë, të cilat nuk mundi t’i konkretizojë.
Trepça – Drenica 2:1
Trepça ia ka dalë ta ruajë pozitën e parë në tabelë, pasi e ka mposhtur Drenicën në Mitrovicë, me rezultat 2:1. Mitrovicasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 18, me golin e Emin Baliqit. Xehetarët e kanë shtuar epërsinë në 2:0 në minutën e 72-të me golin që e ka realizuar Elvis Osmani. Ndërsa, golin e vetëm për Drenicën e ka shënuar Premton Muja, në minutën e 86 për rezultat përfundimtar, 2:1. Por, epërsia e Trepçës ka mundur të jetë më e madhe, sikur të mos dështonte nga penaltia Samir Sahiti në pjesën e parë.
Hysi – Gjilani 2:0
Hysi më në fund ka shënuar fitore, pasi e mposhti Gjilanin shumë të rrezikuar për të rënë nga Superliga, me rezultat 2:0. Ekipi i udhëhequr nga Arbnor Morina ka kaluar në epërsi prej 1:0 në minutën e 15, me golin që e ka shënuar Ahmet Haliti. Kurse, rezultatin përfundimtar në 2:0 për Hysin e vuri Megzon Visoka, i cili realizoi gol në minutën e 86 të ndeshjes.
Besa – Kosova (V) 2:1
Kosova e Vushtrrisë e ka pësuar humbjen e dytë rresht, pasi është mposhtur si mysafire e Besës me rezultat 2:1. Vendasit kanë avancuar të parët me rezultat 1:0, me golin që e ka shënuar Granit Çekaj në minutën e 5-të. Vushtrriasit i barazuan shifrat në 1:1 në minutën e 35-të, me golin që e realizoi Bashkim Shala. Kurse, fitoren, Besës ia siguroi Fitim Kasapi që shënoi gol në minutën e 58 për rezultat përfundimtar, 2:1.
Liria – Flamurtari 2:1
Lira e ka shfrytëzuar terrenin e saj për ta mposhtur Flamurtarin me rezultat 2:1. Prizrenasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0, me golin që e ka shënuar Rafet Mullallari në minutën e 8 të takimit. Kuqezinjtë nga Prishtina barazuan rezultatin në 1:1 me golin që e shënoi Labinot Jetullahu në minutën e 50. Liria i rrëmbeu të tria pikët nga kjo përballje, falë golit që e ka shënuar Roland Duraku në minutën e 60 për epilog përfundimtar, 2:1.
Tabela
1. Trepça 25 14 44
2. KEK-u 25 17 41
3. Besa 25 10 39
4. Flamurtari 25 4 39
5. Hysi 25 9 37
6. Liria 25 4 37
7. Prishtina 25 0 37
8. Drenica 25 -13 33
9. Ferizaj 25 -6 32
10. Vëllaznimi 25 -12 25
11. Kosova (V)25 -13 25
12. Gjilani 25 -17 21