Trepça në finale

Trepça ka arritur në finale të play-offit, pasi ka shënuar fitore të dielën në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Bashkimit, të zhvilluar në Bardhosh, me rezultat 98:80, përkatësisht 2:1 me ndeshje.
Mitrovicasit gjatë gjithë ndeshjes kanë dominuar përballë prizrenasve, të cilët nuk u treguan të denjë siç është pritur në këtë takim.
Kështu, vetëm në çerekun e parë forcat në parket ishin të barabarta deri diku, sepse kjo pjesë e lojës ka përfunduar me rezultat 25:20 për gjelbërezinjtë.
Në çerekun e dytë, Xehetarët filluan të marrin hov, të cilën periudhë të lojës e përmbyllën me rezultat 25:19, përkatësisht me rezultat të përgjithshëm 50:39.
Në periudhën e tretë, mitrovicasit pesë pikë i shënuan më shumë sesa portokallinjtë, duke e përmbyllur këtë çerek me rezultat 21:16, respektivisht me rezultat të përgjithshëm 71:55.
Në çerekun e fundit të takimit, Trepça eksplodoi duke e përmbyllur këtë pjesë të lojës me rezultat 27:15, dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 98:80.
Basketbollisti më efikas i Trepçës në këtë takim ishte Gazmend Asllani që shënoi 30 pikë, derisa koshashënuesit më të mirë të Bashkimit ishin Ersid Luca dhe Demarius Bolds, të cilët realizuan nga 24 pikë.
Trepça në finale për titullin e kampionit do të ballafaqohet me Sigal Prishtinën, e cila e kishte eliminuar Pejën në gjysmëfinale, 2:0 me ndeshje.