Ndalet Reali, vjen humbja e parë për “Galaktikët” (video)
Pas pesë fitoresh rresht, skuadra e Manuel Pelegrinit provon shijen e humbjes në javën e gjashtë. Në fushën e Seviljes madrilenët kanë humbur 2-1 dhe tashmë gjenden tre pikë larg Barcelonës, që nuk fali të shtunën.
“Los Blankos” e ndien së tepërmi mungesën e Kristiano Ronaldos në këtë ndeshje dhe ekipi i drejtuar nga manuel Himemez dominoi totalisht në pjesën e parë, si në lojë, ashtu edhe në rezultat.
Hesus Navas kaloi vendasit në avantazh në minutën e 33-të, pas një krosimi nga e majta të Navarros. Me epërsinë minimale të vendasve u mbyll 45-minutëshi i parë i lojës.
Me fillimin e pjesës së dytë “Galaktikët” gjejnë golin me anë të mbrojtësit Pepe. Vetëm katër minuta pas fillimit të 45-minutëshit të dytë, në momentin më të mirë të vendasve, portugezi e dërgoi topin në rrjetë me kokë, pas një krosimi nga një goditje dënimi.
Pas golit të barazimit u duk se Reali do të kërkonte më tepër, por janë përsëri andaluzianët që kalojnë në avantazh. I harruar në zonën madrilene, kapiteni Renato mposh portierin Kasilias dhe i jep fitoren skuadrës së tij.
Në minutën e parë të shtesës, Serxho Ramos kishte një rast të artë për të barazuar, por ndërhyrja shpëtimtare e portierit Palop bëri që merengesit të dalin pa pikë nga ky takim.
Tashmë Reali humbet kryesimin dhe rrezikohet edhe nga Sevilja, që ka 15 pikë, aq sa “Galaktikët”. Është shkëputur Barcelona, që merr “arratinë” duke mos njohur rezultat tjetër përveç fitores në gjashtë javët e para të Primera Divizionit.
Sevilja 2 – 1 Real Madrid
Sevilja 4-4-2: Palop; Konko, Skilaçi (F.Navarro 23’), Dragutinoviç, Adriano; H.Navas, Renato, Zokora, Perroti (Kapel 57’); Negredo (Kanute 64’), L.Fabiano. Trajner: M. Himenez
Real Madrid 4-2-3-1: Kasiljas; S.Ramos, Pepe,Albiol, Marselo; K.Alonso, Diarra (Va nder Vart 72’); Kaka, Raul, Guti (Granero 80’); Benzema (Higuain 52’). Trajner: M. Pelegrini
Shënues: H.Navas 33’, Renato 66’/Pepe 49’
Gjyqtar: I. Gonzalez
Kartonë të verdhë: Adriano, Zokora, Perroti, L.Fabiano/S.Ramos, Kaka, Guti