E Shtunë, 31 Tetor 2026

SuperToti udhëheq Romën drejt triumfit (video)

Ka përfunduar 2-1 në favor të vendasve ndeshja midis kryeqytetasve dhe ekipit të Napolit, rezultat që e ngjit skuadrën e Klaudio Ranierit në vendin e tetë me 11 pikë në shtatë takime.

Kapiteni Françesko Toti ishte heroi i verdhekuqve në ndeshjen e djeshme, duke udhëhequr Romën drejt suksesit me dy golat e tij.

Në fakt, napolitanët kalojnë të parët në avantazh me anë të Lavecit në minutën e 25-të të ndeshjes. Argjentinasi goditi nga brenda zonës, pas një pasimi nga e majta të Hamshik, duke mposhtur portierin Lobont, që bëri debutimin e tij me fanellën e Romës, pas dëmtimit të Zhulio Serxhos.

Avantazhi i Napolit ka zgjatur vetëm 12 minuta, pasi Toti barazoi gjithçka. Kapiteni devijoi një top të gjuajtur nga Perrota pas asistit të Vuçiniç nga krahu i majtë i sulmit vends.

Në minutën e 18-të të pjesës së dytë, është përsëri Toti që me një gjuajtje nga jashtë zone dërgon topin në cepin e djathtë të portës së De Sanktis.

Roma 2 – 1 Napoli

Roma (4-4-2): Julio Sergio (22' Lobont 5); Motta (10' Cassetti 5,5), Burdisso 6, Andreolli 6, Riise 6; Cerci 5,5 (45' Faty 6), De Rossi 6,5, Pizarro 6,5, Perrotta 6; Vucinic 6, Totti 7,5. Trajner: K. Ranieri

Napoli (3-5-2): De Sanctis 6,5; P. Cannavaro 5 (69' Hoffer 6), Rinaudo 5,5, Contini 5; Maggio 6, Gargano 5, Cigarini 5,5 (89' Denis), Hamsik 5, Datolo 5 (80' Zuniga); Quagliarella 5, Lavezzi 5,5. Trajner: R. Donadoni

Shënues: 25' Lavezzi (N), 37' e 63' Totti (R)

Arbitër: Banti

Kartonë të verdhë: Cannavaro (N), Vucinic (R), Perrotta (R)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›