E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volejboll, Italia konfirmohet Kampione e Europës

Italia në Volejboll për femra është ngjitur në majën e Evropës. Kombëtarja e drejtuar nga Barbolini mposht në finale Holandën dhe konfirmohet si Kampione e Europës pas suksesit në vitin 2007-të. Në Lodz në Poloni vajzat e kaltëra fitojnë pastër 3 me 0 me sete , 25 -16 ,25-19 ,25 -20. Vajzat italiane gjatë gjithë turneut të zhvilluar kanë humbur vetëm dy sete dhe thjesht ato mund t'i quash "përbindëshe". Seti i psrë si fillim ka qënë i ekuilibruar me italainet që ishin para me 2 pikë dhe më pas i gjithë seti përfundoi me rezultatin 25 -16. Vajzat italiane fituan më pas edhe dy setet e tjera dhe janë shpallur Kampione të Europës. Trajneri i Italisë Massimo Barbolini është shprehur shumë entuziastë për fitoren. "Në fillim të Europianit ishte folur për një Itali favorite dhe ne e kemi marrë këtë rol për mirë edhe pse e konfirmoj që është gjithmonë e vështirë të fitosh.Kemi fituar një Europian me një finale të zhvilluar në mënyrë perfekte nga ana jonë", u shpreh ai. Ndërsa edhe një nga protagonistet Eleonora Lo Bianko shprehet shumë e lumtur për suksesin e arritur si pasojë e një ndeshje finale perfekte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›