E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalimi i 60-vjecarit ne Suedi

Hamdi Haklaj, nga polic, ne i kerkuar per vrasje

Per nje kohe te gjate, Hamdi Haklaj, 57 vjec, i fundit nga vellezerit Haklaj, ish-kryetar kooperative dhe me pas efektiv policie, dyshohej se ka qene i strehuar ne Belgjike. Sipas burimeve nga prokuroria, pak kohe me pare, u be e ditur se motivi dhe konflikti i vertete i vrasjeve eshte i terthorte. Policia ka saktesuar se familja Hoxha e lagjes se Lushajve, e ka perdorur shtepine e Rame Hoxhes per te survejuar Haklajt, me te cilet ka qene ne hasmeri te vjeter. Por kjo ka lidhje me hasmin e vjeter. Pas ngjarjeve te vitit 2002 dhe atentatit qe organizoi motra e tij, Zylfija, Hamdi Haklaj humbet gjurmet, ndersa kerkohej per vrasje ndaj pjesetareve te familjes Hoxha. Megjithese figuronte ne liste, vellai i ish-shefit te Komisariatit Tropoje, Fatmir Haklajt, nuk u gjet deri ne fund te vitit 2006, kur u kap ne Goteborg te Suedise. Megjithate 60-vjecari arriti ta dergoje ceshtjen ne gjykate dhe te perdorte deklaratat politike ne vend per te kerkuar azil politik, pasi i kercenohej jeta ne Shqiperi. Gjykata e Goteborgut mori parasysh kerkesen per shqyrtim ndaj familjes Haklaj, rreth 20 anetare te se ciles, se bashku me kryefamiljarin, Muharrem Haklaj, ishin vendosur aty si rezidente. Ne fund te procesit u pranua kerkesa per azil, duke mos lejuar ekstradimin e 60-vjecarit, edhe pse kishte nje vendim te gjykates.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›