E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen uzina e ferrokromit, tre metalurge te plagosur

Shperthimi ne uzinen e ferrokromit ne Burrel ka shkaktuar plagosjen e rende te tre metalurgeve, ndersa kane shpetuar mrekullisht 20 te tjere, te cilet ne momentin e ngjarjes kane qene shume prane vendit. Ka qene ora 19:30 e qe i perket turnit te dyte ne kete uzine, kur edhe eshte degjuar nje shperthim. Menjehere punonjesit dhe sistemi i sigurise eshte drejtuar per ne vendin nga ka ardhur zhurma, kur jane ndeshur me zera qe therrisnin per ndihme, pasi te pakten tre punonjes ishin djegur nga llava qe ka dale nga shperthimi. Zjarri ka dale jashte kontureve te zakonshme dhe per pasoje tre metalurget Ahmet Saliaj, Simon Menga dhe Nikolin Picaku jane gjendur nen flake. Menjehere ata jane marre dhe derguar ne spitalin e Burrelit, ku edhe po marrin ndihme mjekesore. Burime nga personeli mjekesor saktesojne se te tre metalurget jane jashte rrezikut per jeten, nderkohe qe kane pesuar djegie ne pjese te ndryshme te trupit, si ne duar, kembe dhe gjoks. Kjo ka krijuar nje gjendje te rende shendetesore per te tre metalurget. Nga te gjithe punonjesit, situata ne kete uzine konsiderohet mjaft e rende. Ne kete uzine, e cila merret me shkrirjen e ferrokromit, aktualisht punojne 110 punonjes. Ajo eshte rihapur ne tetorin e vitit te kaluar nga nje administrator italian, Mario Apoli, i cili e ka marre me koncesion kete uzine per disa vite. Ne diten e inaugurimit ne tetor te vitit kaluar ku merrte pjese edhe ministri i Energjetikes, Genc Ruli, koncensionari italian pati premtuar se ne harkun kohor te pak muajve kjo firme do te investonte ne kete uzine nje sasi prej 12 milione eurosh per permiresimin e infrastruktures dhe sigurise ne uzine. Burime nga organizmat sindikale te minatoreve thone se kjo ka mbetur vetem nje premtim dhe per pasoje ishte edhe aksidenti i mbremshem.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›