E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komanda Ajrore, deshmi per transportet me avione

Prokuroria e Pergjithshme therret per deshmi edhe drejtues te Forcave Ajrore, me qellim zbulimin e linjave te fluturimit dhe transportit ajror te sasive te municioneve, barutit apo armeve. Nje prej ushtarakeve te Komandes Ajrore ka qene dje prezent ne ambientet e organit qendror te akuzes, por per shkak te ngarkeses se hetuesve eshte larguar per t'u marre ne pyetje ne nje moment te dyte. Burime nga ky institucion thane se behet fjale per drejtues te flotes ajrore dhe qe kane nen mbikeqyrje levizjet e avioneve civile e ushtarake per transporte. Po keshtu do te merren ne pyetje ushtarake qe kontrollojne edhe bazen e radareve apo kullat dhe qe kalojne neper duar te gjithe urdhrat per fluturime ushtarake ne hapesiren ajrore shqiptare. Nje prej personave qe eshte pyetur nga grupi i pare hetimor ka qene edhe komandanti i Forcave Ajrore, Astrit Jaupi, i cili ka dhene shpjegime per dijenine qe kishte rreth transportit te sasive te municioneve, armeve, barutit apo skrapit ne vende te ndryshme me avione nga aeroporti i Rinasit Tirane, ose aerodrome te tjere. Diten e djeshme, grupi hetimor, i cili po heton tragjedine e Gerdecit, ku u shenuan 26 te vdekur, ka thirrur per te deshmuar edhe ushtarake te forcave te armatosura, prane Ministrise se Mbrojtjes. Por per shkak te ngarkeses se punes, keta te fundit do te deshmojne here tjeter. Ne listen e hartuar mesohet se jane perfshire per te deshmuar nga drejtuesi i Komandes Ajrore, Astrit Jaupi, deri te shefat e nenkomandave ne kete sektor pjese e Shtabit te Pergjithshem. Burime zyrtare thane dje, per gazeten "KJ", se qellimi i thirrjes per deshmi eshte zbardhja e faktit nese jane kryer fluturime me ngarkesa armesh e municionesh, qe kane dale nga fabrika e demontimit ne Gerdec. Pritet qe keto te dhena te cojne edhe ne verifikimin e akuzes se ngritur nga ana e prokurorise, per trafik te mundshem te municioneve dhe rrugen e ndjekur prej tyre. Grupi i pare hetimor ka marre ne pyetje kreun e Forcave te Armatosura, Astrit Jaupi, i cili ka mohuar te kete pasur transport te municioneve nepermjet rruges ajrore nga depot per ne Gerdec. Te gjithe personat, te cilet do te merren ne pyetje nga ana e grupit hetimor, do te jene ne cilesine e personit qe ka dijeni per ngjarjen tragjike te 15 marsit.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›