Ndalimi i abortit me ligj shkel Kushtetuten dhe largon Shqiperine nga BE

Burrat që duan të vendosin për trupin e grave e shqetësojnë deputeten socialiste, Eglantina Gjermeni. Rasti më i fundit është ai i Ekrem Spahisë që pak ditë pas 8 marsit, nga një sallë plot me burra në Kukës, tha se do të ndalojë me ligj abortin.
Sipas Gjermenit, deklarata të tilla cënojnë jo vetëm Kushtetutën dhe legjislacionin shqiptar.
Për deputeten socialiste, Shqipëria duhet të tregojë që ka jo vetëm ligje, por edhe një mentalitet më europian.
Gjermeni pohon se legjislacioni shqiptar mbi abortin është produkt i një procesi të gjatë konsultimi. Për këtë ajo priste një reagim nga Qeveria ndaj deklaratave të zv/ministrit të Mbrojtjes Spahia.
Deputetja e PS-së mendon se keqpërdorimi electoral i grave nga kreu i Lëvizjes së Legalitetit izolon Shqipërinë në kohë të shkuara.
Cilësia e demokracisë së vendit, varet edhe nga statusi dhe mundësitë e përfaqësimit të grave në shoqëri, paralajmëron Gjermeni.