Ndalimi i simboleve fetare Kisha Ortodokse kundershton projektligjin

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise i dergon leter MASH Jemi kunder. Te gjitha komunitetet fetare njezeri kunder ligjit te ri te arsimit parauniversitar
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise i eshte pergjigjur dje konsultimit nga ana e Ministrise se Arsimit dhe te Shkences duke kundershtuar projektligjin e arsimit parauniversitar qe parashikon ndalimin e simboleve fetare duke e cilesuar ate si antikushtetues.
Ne kete menyre te gjitha komunitetet fetare tradicionale ne vend duket se jane ne unison kunder ketij projektligji qe eshte kundershtuar edhe nga aktiviste te te drejtave te njeriut dhe nga nje sere juristesh si nje shkelje e dispozitave kushtetuese per te drejtat e qytetareve shqiptare.
Nga ana e Kishes Ortodokse Autoqefale e Shqiperise u shqyrtua me kujdes projektligji Per sistemin arsimor parauniversitar ne Republiken e Shqiperise dhe ne pergjigjen drejtuar Ministrise se Arsimit ju shprehim mendimet dhe shqetesimet ne lidhje me ceshtjet fetare qe trajtohen ne te. Mendimi i shprehur nga organet perkatese te Kishes eshte se neni 36 paragrafi 4 mbi ndalimin e simboleve fetare per nxenesit e shkollave perben cenim te se drejtes se mendimit bindjeve dhe ushtrimit fese te drejta keto te garantuara per te gjithe qytetaret e Shqiperise nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise si edhe nga konventat dhe rezolutat nderkombetare te njohura dhe ratifikuara nga Shteti shqiptar - deklaron Kisha ne letren e derguar me destinacion Ministrine e Arsimit dhe te Shkences.
Me tej ne leter vijohet se mund te preket toleranca dhe bashkejetesa paqesore e shqiptareve si pasoje e ketij neni duke sjelle efektin e kundert nga ai qe pritet nga ministria. Per keto arsye ne pergjigjen drejtuar Ministrise se Arsimit Kisha sugjeroi heqjen e paragrafit 4 te nenit 36 per ndalimin e ekspozimit te simboleve fetare.
E drejta e besimit dhe e bindjeve fetare e per rrjedhoje e mbajtjes se simboleve fetare nga ana e nxenesve eshte ne harmoni te plote me keto te drejta dhe per me teper ato kurrsesi nuk mund te perbejne pengese ose kercenim per nxenesit dhe shkollat tona pasi shoqeria shqiptare edhe pse multifetare eshte e njohur per harmonine dhe bashkejetesen paqesore nderfetare. Per me teper ne Shqiperi ne nuk kemi konflikte rreth simboleve fetare keshtu qe mendojme se ndalimi me ligj i tyre mund te jape efektin e kundert duke cenuar tolerancen dhe bashkejetesen paqesore - deklaroi Kisha.
Projektligji Ndalohen simbolet fetare
Ne nenin 36 pika 4 e projektligjit te ri te arsimit parauniversitar shprehet se ndalohet ekspozimi i simboleve fetare ne institucionet arsimore pervecse ne shkollat ku mesohen lende fetare. Projektligji parashikon gjithashtu qe ne institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake dhe/ose fetare me nxenesit ose punonjesit e tyre ne institucionet arsimore ndalohet indoktrinimi ideologjik i nxenesve si edhe se ndalohet qe nxenesit te detyrohen nga punonjesit e institucionit arsimor qe te marrin pjese ne veprimtari partiake dhe/ose fetare ose ne veprimtari te tjera qe nuk jane parashikuar ne planin e veprimtarive te institucionit.
Rrok Mirdita Nuk duhet aprovuar
Shpresoj qe projektligji per arsimin parauniversitar qe ndalon mbajtjen e simboleve fetare neper shkolla te mos aprovohet. Pike se pari ne duhet te percaktojme qarte cka eshte simboli fetar domethene derisa nuk e kemi percaktuar kete atehere ky simbol mund te shtrihet dhe nese dikush nje kryq te vogel e mban ne gjoks mund ta marresh kete per simbol por ne fakt ai eshte dekor - deklaroi pak kohe me pare Arqipeshkvi Metropolitan i Tiranes dhe Durresit Imzot Rrok Mirdita duke u shprehur ne kete menyre kunder projektligjit te ri te arsimit parauniversitar qe eshte hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences.