Flirton me DiCaprion
Nga Express më 12 janar 2011 në ora 09:37
Aktorja Blake Lively është parë duke flirtuar me Leonardo DiCaprion. Aktorja e filmit “Gossip Girl” – e cila i dha fund lidhjes me bukuroshin Penn Badgley — po ashtu është parë duke flirtuar me bukuroshin e filmit “Inception" në ditëlindjen e aktorit Jeremy Renner në shtëpinë e tij. “Ata ishin së bashku në ballkon”, ka thënë një burim për gazetën “New York Post”.
“Ata qëndronin afër dhe në një qoshe flirtonin. Më vonë ata janë parë së bashku te banaku”. Në këtë ditëlindje mysafirë kanë qenë edhe Colin Farrell, Charlize Theron, Scarlett Johansson dhe Christina Aguilera.
DiCaprio nuk është parë së bashku me të dashurën e tij Bar Refaeli që një kohë të gjatë.