E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohen 20 raste me A/H1N1 2 ne gjendje te rende

Dyshime edhe per 18 paciente te shtruar ne spitale. Drejtori Pipero ben thirrje Vaksinohuni

Virusi A/H1N1 ka shtuar ndjeshem numrin e personave te prekur. Keshtu deri dje shendetesia ka konfirmuar 20 raste ndersa pritet akoma pergjigjja per 18 paciente te dyshuar aktualisht te shtruar ne spital. Rendimi i situates epidemiologjike ne vend eshte komunikuar nga drejtori i Pergjithshem i Planifikimit dhe Politikave ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero i cili ka bere thirrje edhe per rritjen e nivelit te higjienes dhe berjen e vaksines.

Gripi

Vetem gjate dy diteve te fundit jane marre analizat ndaj cdo rasti te dyshuar ne total 50 mostra si dhe jane konfirmuar 20 raste me A/H1N112 raste prej te cilave me grip stinor.

Sipas Piperos mosha mesatare e rasteve te dyshuara ka qene nga 15 deri 45 vjec ndersa numri me i madh i personave te konfirmuar me A/H1N1 i perket moshes nga 15 deri 25 vjec. Fatmiresisht deri me tani shendetesia nuk ka konfirmuar asnje rast me A/H1N1 tek femijet. Nderkohe qe te gjitha rastet e evidentuara jane trajtuar ne Spitalin Infektiv nga ku mesohet qe edhe gjendja e tyre shendetesore eshte ne permiresim.

Shtimi i rasteve ka prekur edhe urgjencat ku vetem ne urgjencen e Spitalit Infektiv ne QSUT paraqiten cdo dite 40 deri 45 raste nga te cilet rreth 20 raste jane me sindromen gripale. Aktualisht jane te shtruar 18 paciente si raste te dyshimta per A/H1N1 dhe pritet konfirmimi i tyre. Sipas specialisteve situata tregon se tashme stadi i perhapjes se virusit stinor si dhe virusit A/H1N1 eshte epidemik.

Numri i rasteve qe kane kerkuar ndihme mjekesore ne institucionet e sherbimit shendetesor eshte rritur ditet e fundit. Nga numri i mostrave te analizuara deri tani rezultojne 70 raste pozitive me virusin A/H1N1 dhe potencialisht 3 te tjera pothuajse te konfirmuara dhe ne total numri i rasteve te prekura nga virusi shkon ne 20. E gjithe kjo do te thote se ne kemi hyre ne gjendjen e epidemise se gripit stinor dhe atij A/H1N1 - theksoi Pipero.

Nderkohe shefi i Epidermologjise ne Institutin e Shendetit Publik Dritan Ulqinaku sqaron se nuk ka vend per panik pasi numri i te prekurve nga ky virus per momentin eshte shume me i ulet krahasuar me nje vit me pare.

Sipas Ulqinakut ne spitalet e Tiranes dhe qendrat shendetesore ne rrethe ka ne gjendje sasi te nevojshme te Tamifluse dhe vaksinave antigrip nderkohe qe mjeket tashme jane trajnuar ne njohjen dhe administrimin e situatave te veshtira.

Vlen te theksojme se situata po ndiqet me vemendje dhe institucionet e kujdesit shendetesor jane porositur te rrisin nivelin e gatishmerise dhe te trajtojne me kujdes cdo rast edhe me grip stinor edhe me A/H1N1 - tha Pipero.

Nderkaq ministria sqaron se institucionet e kujdesit paresor jane te pajisura me medikamente te urgjences dhe perfuzione dhe jane porositur te gjithe mjeket e sistemit paresor vecanerisht mjeku i familjes qe te tregojne nje kujdes te vecante ndaj grupeve te riskut si moshat pediatrike te semuret kronike dhe grupmosha mbi 60 vjec.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›