E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohen “The Simpsons”, lejohet “Superman"

Kryeprotagonistët e serialit të animuar “The Simpsons”, Bart Simpson dhe familja e tij, i janë bashkuar kukullës Barbie, në listën e personazheve të ndaluara për popullatën nga pushteti iranian. Vendimi për ndalimin e shikimit të aventurave të ‘familjes nga Springfield’ është në fakt pjesë e betejës iraniane kundër kulturës perëndimore.

Por, çuditërisht, Irani, nga ana tjetër, ka lejuar shfaqjen nëpër televizionet e vendit të dy superheronjve amerikanë, “Superman” dhe “Spiderman”. Vendimi për lejimin e tyre është sjellë me arsyetimin se ata i ndihmojnë “të shtypurit”.

Një zyrtar iranian nga Instituti për Zhvillimin Intelektual të Fëmijëve dhe të Rriturve, deklaroi se tash e tutje do ndalohen edhe të gjitha kukullat në të cilat mund të dallohen gjenitalet. Gjithashtu, sipas tij, do ndalohen edhe kukullat që këndojnë këngë perëndimore, si dhe të gjitha lodrat e tjera tek të cilat mund të vërehen gota të pijeve alkoolike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›