E Diel, 1 Nëntor 2026

Haderi Motivim per pagat e pedagogeve dhe punesimin e studenteve

Jonida Tashi

Permiresim te programeve te studimit ne te tre ciklet me shume mbeshtetje dhe informim per punesimin e studenteve motivim per pagat e pedagogeve si dhe konsolidimi i shkolles doktorate jane disa nga shtyllat kryesore ku mbeshtetet platforma e prof.dr. Sulo Haderit per drejtimin e Fakultetit Ekonomik te Universitetit te Tiranes. Duke bere nje panorame te gjendjes aktuale te fakultetit qe sot numeron 8 mije studente prof.dr.Haderi shpjegon ne kete interviste se cfare parashikon programi i tij per dekan per ta cuar me tej nivelin e cilesise se mesimdhenies tek Ekonomiku deri te fuqizimi i kerkimit shkencor.

Profesor Haderi a mund te na parashtroni nje panorame te pergjithshme te Fakultetit te Ekonomise

Fakulteti i Ekonomise me nje tradite te gjate e me qartesi dhe dinjitet perballoi sfiden e madhe te ndryshimit ne procesin e transformimit demokratik te shoqerise shqiptare duke qene pararoje e ndryshimit te plote te perkushtuar dhe pa ekuivok te tij ne nje institucion qe ofron dije dhe kerkim per nje shoqeri te mbeshtetur ne tregun e lire dhe demokracine.

Krahas progresit te padiskutueshem ne rritje te ketij institucioni ai ndeshet me sfida dhe veshtiresi qe kerkojne se pari njohjen bashkepunimin dhe mjetet e duhura per ti perballuar per nje progres me te madh drejt objektivave qe burojne nga pesha dhe vendi qe ka FE dhe UT ne sistemin e arsimit te larte.

Fakulteti Ekonomik aktualisht ka 8000 studente me kohe te plote dhe te pjesshme ne te gjitha ciklet e studimit me nje staf akademik te brendshem prej 140 pedagogesh dhe asistentesh staf ndihmes prej 40 vetesh te cilet bashke me stafin akademik te jashtem perballojne nje ngarkese mesimore ne rritje. Ne kete kendveshtrim jam i vetedijshem per luhatjet dhe problemet ne zhvillimet e FE qe lidhen me administrimin dhe drejtimin me motivimin e pedagogeve dhe studenteve me burimet dhe efektivitetin e perdorimit te tyre me zhvillimin institucional per nje sherbim te panderprere ndaj studenteve qe nga pranimi deri ne punesim me madhesine dhe nivelin e kerkimit shkencor etj.

Cilat jane arsyet kryesore qe ju shtyne ne kete kandidim

Si punonjes i ketij fakulteti per tre dekada dhe duke qene pjese e arritjeve sfidave dhe deshtimeve te tij me besimin se pervoja e gjate si pedagog dhe si drejtues ne nivele departamenti dhe zevendesdekani jane parakushte te suksesit per te ardhmen e ketij fakulteti. Duke qene i bindur per te marre pergjegjesine e drejtimit te Fakultetit njekohesisht jam i vendosur te punoj ne vazhdimesi per ta cuar kete institucion perpara duke forcuar  standardet cilesine e formimit te studenteve dhe emrin e fakultetit ne frymen e tradites me te mire te institucionit dhe te kerkesave te kohes.

Une besoj sinqerisht ne nje te ardhme shume me te mire te FE kesaj vatre ku ne kemi marre edukimin tone dhe formuar shume breza te rinjsh me kontribute ne zhvillimin e ekonomise shqiptare. Serish une besoj se profesorati i Fakultetit te Ekonomise se bashku me studentet do te vazhdojme kete mision fisnik. Motoja ime eshte Se bashku gjithcka eshte e mundur

Cilat jane sfidat kryesore qe perballon Fakulteti i Ekonomise

Permiresimi i raportit te veprimtarise se fakultetit midis mesimdhenies dhe kerkimit shkencor pasi aktualisht mungon balanca e duhur. Gjithashtu synohet te perforcohet motivimi i stafit akademik ne aspektin ekonomik shkencor akademik dhe social. Une mendoj se eshte i nevojshem ristrukturimi zgjerimi dhe rritja e eficences se Qendres se Projekteve ne sherbim te kerkimit shkencor te nevojave te ekonomise dhe politikeberjes dhe gjenerimit te te ardhurave per fakultetin. Per te perballuar keto sfida synohet perdorimi i sistemeve te informatizuara te cilet permbajne te dhenat e studenteve lendeve dhe sherbimeve kryesore si baze per transparence.

Po ne lidhje me studentet cfare do te realizohet nen drejtimin tuaj

Ne lidhje me studentet do te realizohet ngritja dhe konsolidimi i Zyres se Keshillimit te Studenteve dhe Karrieres e cila do te kryeje funksione si informimi i studenteve te vitit te pare per programet dhe kurrikulat e studimeve dhe per diplomat qe ofron FE ndjekjen e punesimit te te diplomuarve keshillimi i studenteve te FE-se qe diplomohen ne nivelin e pare dhe te dyte per mundesite e punesimit ne tregun e brendshem te punes ne sektorin publik dhe privat dhe per me teper rritjen e shkalles se vendimmarrjes se studenteve ne ceshtjet e fakultetit.

Gjithashtu do te fokusohem ne venien ne eficence te sistemit te informatizimit i cili do te perfundoje se shpejti dhe ne fakultetin tone. Do te krijojme nje salle kompjuterash per studentet qe do te manaxhohet nga studentet nepermjet Keshillit Studentor dhe kancelarit te fakultetit. Po ashtu do te formalizojme dhe garantojme te drejten e ankimimit ne linje hierarkike per studentet ne lidhje me vleresimin dhe gjithe te drejtat qe ata kane ne baze te ligjit. Keshilli Studentor do te mbeshtetet per aktivitete shkencore sociale sportive me nje rritje te mbeshtetjes financiare nga 2 ne 4 te shpenzimeve operative.

Po pedagoget si do ti motivoni per te kryer sic duhet detyren e tyre

Motivimi i stafit akademik perben nje objektiv dhe kusht te rendesishem per nje mesimdhenie me standarde te larta dhe te krahasueshme me pervojat me te mira prandaj rritja e te ardhurave te pedagogeve eshte nje prioritet qe do te realizohet duke shfrytezuar bazen aktuale ligjore dhe buxhetimin me te mire te te ardhurave dhe shpenzimeve per te garantuar pagesat per aktivitetin mesimor mbingarkesat dhe oret jashte orarit lobim te koordinuar per rritje pagash motivim dhe krijim kushtesh per te rritur te ardhurat nga kerkimi projektet dhe ekspertiza. Nje ndarje optimale transparente dhe e ekuilibruar e ngarkesave mesimore dhe e lendeve motivon me mire pedagoget dhe vecanerisht te rinjte duke permiresuar dhe cilesine e mesimdhenies. Lehtesimi i ngarkesave te stafit ne proces doktorature duke kompensuar te ardhurat me ato qe mund te vijne nga projekte dhe kerkimi i doktoratures do ti sherbente perfundimit ne kohe dhe me nivel te larte te doktoratures dhe me tej rritjes se cilesise se mesimdhenies dhe materialeve cikleve te leksioneve dhe publikimeve akademike.

Kurrikulat dhe kerkimi shkencor mbeten akoma thembra e Akilit. fare do te synoni ne permiresimin e tyre

Persosja e kurrikulave ka qene nje veprimtari e vazhdueshme ne FE gjate gjithe periudhes se tranzicionit por mbetet pune per tu bere qe kurrikulat te pesojne ndryshimet e duhura ne kohe per tiu pergjigjur zhvillimeve bashkekohore dhe per te qene fleksibel me kerkesat e tregut te punes. Ne kete kuader permiresimi ne te gjitha ciklet e studimit per nje lehtesim dhe reduktim te mbivendosjeve dhe perseritjeve duke i lidhur me shume me ekonomine kombetare dhe formimin profesional e praktik do te realizohet me kujdes gjate mandatit katervjecar ndersa deri ne fund te ketij viti akademik do te realizohet permiresimi i kurrikules se doktoraturave dhe konsolidimi i shkolles se doktoratures.

Kerkimi shkencor perben nje pike te dobet te sistemit te arsimit te larte ne vendin tone. Fakulteti i Ekonomise pavaresisht arritjeve nuk ben perjashtim prandaj rritja e peshes se kerkimit ne aktivitetin e tij eshte nje sfide per kete mandat drejtimi.

Ne kete kuader synohet orientimi i kerkimit qe lidhet me doktoraturat nga nevojat e ekonomise dhe zgjidhja e problemeve konkrete te biznesit politikeberjes dhe zhvillimit ekonomik mbeshtetje institucionale nepermjet forcimit te njesise se projekteve per pjesemarrjen aktive te fakultetit ne aplikime per projekte te rendesishme me partnere vendas apo te huaj organizata apo fonde te huaja dhe vecanerisht me biznesin shqiptar.

Fakulteti i Ekonomise ka nje biblioteke funksionale por a mund te behet me shume per te

Edhe ne zhvillimin e bibliotekes fakulteti yne ka nje tradite shume te mire si nga ana infrastrukturore ashtu edhe nga fondi i librave ne dispozicion. Pervoja e mire ne perdorimin e literatures se huaj per nivelet e larta te studimit ne master e doktorature perben nje baze te shendoshe per konsolidimin e saj duke vazhduar ne shtimin racional te fondit te librave. Gjithashtu do te punohet edhe per pasurimin e bibliotekes me literature elektronike duke kursyer fonde dhe kohe dhe duke bere sherbimet ne biblioteke me eficente.

Cili eshte mesazhi juaj per studentet dhe pedagoget qe doni te ndani dhe me lexuesit e gazetes Mapo

Sistemi i vlerave shoqerore qendron ne themel te funksionimit te shoqerise ne te gjithe aspektet dhe komponentet e saj. Shoqeria jone dhe ne kete kuader edhe institucionet arsimore ne kete periudhe tranzitore po perballen me sfiden e ndryshimit krijimit dhe ruajtjes se vlerave sociale. Keto vlera permiresojne dhe garantojne funksionimin sa me te mire te saj ne kushtet thelbesore ekonomike politike sociale.

Mjediset universitare duhet te jene institucione te mirefillta dijesh ku puna e pavarur e gjithsecilit prej nesh nxit mendimin e lire te studenteve dhe krijon frymen e mendimit kritik akademik. Edhe ne raste zgjedhjesh universitare ekziston rreziku i populizmit qe mund te vere ne rrezik te ardhmen e fakultetit. Perpjekjet e mia do te fokusohen ne perforcimin e integritetit akademik me qellimin kryesor permiresimin e cilesise ne te gjitha aspektet e procesit mesimor dhe shkencor. Po ashtu une synoj te transformoj fakultetin gjithnje e me shume ne nje vend ku studentet mund te mesojne njohurite teorike dhe praktike te fushes perkatese qe ne fund do ndihmoje sadopak edhe shoqerine shqiptare qe te behet nje vend me i mire per te jetuar.

Permiresimi ne te gjitha ciklet e studimit per nje lehtesim dhe reduktim te mbivendosjeve dhe perseritjeve duke i lidhur me shume me ekonomine kombetare dhe formimin profesional e praktik do te realizohet me kujdes gjate mandatit katervjecar ndersa deri ne fund te ketij viti akademik do te realizohet permiresimi i kurrikules se doktoraturave dhe konsolidimi i shkolles se doktoratures.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›