Ndalohen bashkëpunëtorët e hungarezit të arrestuar

Policia arrestoi dy shtetas, përkatësisht Elvis Bylyshi, 29-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Drashovicë Vlorë si dhe i është sekuestruar dokumenti i udhëtimit (pasaportë) shtetases hungareze, Emoke Zoltan Falusi 21-vjeç, lindur ne Szekszard Hungari dhe banuese në Vlorë.
Ndalimi i shtetasit Elvis Bylyshi dhe sekuestrimi i dokumentit për shtetasen Emoke Falusi janë kryer në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë e cila ka vendosur përkatësisht masat e sigurisë “Arrest në Burg” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” pasi nga hetimet e kryera rezulton se të dy këta persona dyshohet të jenë bashkëpunëtorë të shtetasit Laszlo Vincze.
Shtetasi hungarez u arrestua pak ditë më parë pasi ishte i dënuar me 10 vjet burg nga Drejtësia në vendin e tij për veprat penale Mashtrimi dhe Evazion fiskal. /Start/
2011-11-22 09:01