Tunizi, koalicioni arrin marrëveshje për ndarjen e pushtetit

Moncef Marzouki nga Kongresi për Republikën pritet të jetë Presidenti i ardhshëm i vendit ndërkohë që Mustafa Ben Jaafar i Partisë Ettakol pritet të jetë kryetar i Kuvendit.
Ennahda fitoi zgjedhjet e muajit të fundit. Ato ishin zgjedhjet e para të zhvilluara në Tunizi që prej rrëzimit të Zine al-Abidine Ben Alisë në muajin janar, pas 23 vitesh në pushtet.
Partia islamike e moderuar, Ennahda mori 89 vende nga 217 vende që ka parlamenti, Kongresi për Republikën mori 29 deputetë dhe Ettakatoli 21 deputetë./Start/F. Prroni/
2011-11-22 08:18