Për vrasjen e qytetarit kinez, 20 vjet burg

Tre djem të rinj nga rajoni i Pejës, Liman Gashi, Bashkim Krasniqi dhe Shpëtim Berisha janë dënuar me gjithsej 20 vjet burg për vrasjen e një shtetasi kinez më 11 qershor të vitit 2012, kur ata kishin hyrë për t’ia grabitur pazarin e ditës nga dyqani, ku ai e zhvillonte biznesin e tij.
Si raporton gazeta JNK, Liman Gashi për veprën penale vjedhje grabitqare u dënua me 11 vjet burg, Shpëtim Berisha u dënua me gjashtë vjet, kurse Bashkim Krasniqi (për ndihmë në kryerjen e vjedhjes grabitqare) mori tre vjet burg./Indeksonline/