E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen dy persona, për shmangie tatimesh e pastrim parash

Foto ilustruese

Pejë, 31 mars 2011, NOA – Departamenti Special kundër korrupsionit në policinë e Kosovës ndaloi mbrëmë dy të dyshuar për shmangie nga tatimet dhe pastrim parash. Policia e Kosovës ekzekutoi një kontroll të imtësishëm në shtëpitë dhe objektet e dy të dyshuarve në Pejë si dhe në lokalin ku ata zhvillonin biznesin e tyre në fshatin Zahaq të Pejës.

Pas kontrolleve policia arrestoi dy shtetasit kosovarë me iniciale B.S (i lindur në vitin 1980) dhe B.S (i lindur në vitin 1981), por pas marrjes në pyetje të tyre dy të ndaluarit u liruan për t’u proceduar në gjendje të lirë.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se policia dyshon se dy të ndaluarit gjatë ushtrimit të biznesit të tyre i janë shmangur detyrimeve ligjore për ushtrimin e biznesit.

Rasti në fjalë nisi të hetohej katër muaj më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Special Kundër Korrupsionit.

Sipas policisë dy të ndaluarit kanë qarkulluar një vlerë parash në mbi 3 milion Euro.

mit/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›