E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen tre klandestinë drejt Greqisë

Shqiptarët u ndaluan nga policia kufitare të Pogonit të Poshtëm në Parakalmias në Janinë.

Policia e Janinës ka sqaruar se personat që po tentonin të kalonin ishin të padëshiruar në Greqi. Mësohet se organizatori ishte shtetasi M.Y, 31-vjeç, nga Tepelena, i cili ka siguruar dy personat e tjerë për t’i çuar drejt Greqisë. Dy shtetasit e tjerë ishin nga Berati, ku secili prej tyre nuk kishte të drejtë të qëndronte në Greqi.

Një 21-vjeçar kishte thyer lejen e qëndrimit prej tre muajsh dhe ishte kthyer, ndërsa tjetri akuzohej për vjedhje. Policia ka ndaluar organizatorin e trafikut dhe 41-vjeçarin e akuzuar për vjedhje, ndërsa personi i tretë është lënë i lirë, duke u rikthyer në Shqipëri. /Start/

                                                                                             2012-01-09 17:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›