Vizat për në SHBA, vetëm me pasaporta biometrike

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, bën me dije se duke nisur nga 1 janari i këtij viti e më tej, vizat do të jepen vetëm nëse qytetarët janë të pajisur me pasaporta biometrike.
Edhe ata që kanë një vizë në pasaportën e vjetër, do t’iu duhet që ta shoqërojnë ata me pasaportën e re dhe t’i paraqesin të dyja në sportelin e caktuar. Ndërkohë prej fillimit të këtij viti ambasada nuk pranon aplikime për viza me pasaportën e vjetër.
Qeveria vendosi disa ditë më parë që të shpallë të pavlefshme pasaportat e vjetra duke nisur nga data 1 mars e këtij viti, çka do t’i detyrojë qytetarët që të pajisjen e pasaporta të reja, pavarësisht afatit të pasaportave jo biometrike. /Start/
2012-01-10 09:18