E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, 1 milion $ për sistemimin e lumit Drino

"Fondi i akorduar do të jetë për vijimin e punimeve të kryera në fazën e parë, të cilat bënë të mundur thellimin e shtratit të lumit, zgjerimin dhe pastrimin e tij nga Ura e Lumit deri në nënstacionin elektrik në një gjatësi prej 4 kilometrash", bënë të ditur burime zyrtare nga Bordi i Kullimit në Gjirokastër. 

Faza e dytë parashikon të njëjtat punime nga nënstacioni elektrik deri në pikën turistike të Viroit. Kryeinxhinieri i bordit të kullimit, Niko Zhulati, tha se,"me përfundimin e fazës së dytë të punimeve në Drino do të bëhet i mundur ndalimi i vërshimit të ujërave në rrugën nacionale Gjirokastër-Virua".

Që prej nisjes së shirave në Gjirokastër rruga nacionale mbulohej nga uji i lumit, i cili bllokonte jo vetëm lëvizjen e mjeteve në këtë segment të rëndësishëm kombëtar, por rrezikonte edhe jetën e qytetarëve. Punimet priten të nisin pas pak ditësh dhe do të përfundojnë në muajin shtator. Investimi për sistemimin e lumit Drino është më i rëndësishmi i ndërmarrë 20 vitet e fundit dhe që do të zgjidhë një ndër problemet më shqetësues të komunitetit./Start/

                                                                                             2012-01-10 08:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›