E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen tre punonjes te komunes vidhnin ndihmat per 150 familje

ELBASAN - Prej nje periudhe ende te papercaktuar qarte merrnin ndihmat sociale ne emer te 150 kryefamiljareve. Policia e Elbasanit ne bashkepunim me prokurorine e rrethit gjyqesor kane finalizuar operacionin Administratori duke vene para drejtesise 3 punonjes te komunes Kuker ne rrethin e Gramshit. Burime zyrtare te Drejtorise se Policise Elbasan bejne te ditur se jane dashur 9 muaj hetime per te finalizuar operacionin e koduar per korrupsion dhe shperdorim detyre ndaj shtetasve Hekuran Qose 50 vjec administrator ne komunen Kuker i cili sipas policise ka shperdoruar detyren ne menyre sistematike duke abuzuar me fondet e ndihmes ekonomike dhe investimet e dhena nga qeveria per komunen Kuker. Gjithashtu gjykata ka vendosur masen arrest shtepie per shtetasit Nazmi Tarko 51 vjec dhe Servet Tarko 41 vjec qe te dy me banim ne Gramsh. Sipas deklarimit zyrtar te policise keta shtetas kane konsumuar elemente te vepres penale te mashtrimit pasi ne detyren e punonjesve te komunes Kuker kane bashkepunuar me administratorin Hekuran Qose duke shperdoruar ne menyre sistematike me fondet e ndihmes ekonomike.

Mashtrimi

Sipas burimeve te sigurta nga sektori i hetimit keta shtetas ne menyre te vazhdueshme ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane perfituar parate e ndihmes ekonomike duke vendosur ne lista persona fiktive ndersa vete firmosnin per te marre parate. Pas verifikimit te bere nga agjentet ka rezultuar se personat te cilet kishin emrin ne listat e ndihmes ekonomike ose ishin jashte vendit ose nuk dinin gje mbi faktin se ne emer te tyre merreshin parate e ndihmes. Gjithashtu jane ne verifikim te gjitha investimet qe duhet te kryeheshin nga kjo komune ne nje periudhe prej 4 vjetesh per te pare nese vertet parate e dhena kane shkuar ne destinacion apo jo.

Sipas policise abuzimet llogariten ne vlera te konsiderueshme kur mendohet se numri i familjeve fiktive qe merrnin ndihme ishte 150 dhe se cdo muaj shuma varionte nga 30-40 mije leke te vjetra per cdo familje. Llogaritet qe te akuzuarit te kene ndare midis tyre rreth 5 milione leke te vjetra cdo muaj. Pritet qe te vertetohet kohezgjatja e ketij abuzimi.

Bashkepunetoret

Burime te sektorit kunder krimit ekonomik dhe prokurorise bejne te ditur se pritet te kete te tjere te proceduar per kete rast korrupsioni. Ne komunen Kuker kane mberritur agjentet e policise dhe prokuroria. Ne zyrat e komunes jane bllokuar te gjitha dokumentet dhe jane duke u verifikuar ne menyre te imtesishme nga ana e hetuesve cdo e dhene mbi fondet dhe shpenzimet. Nga kjo ceshtje qe eshte ne hetim prej 9 muajsh nuk eshte perjashtuar as kreu i komunes. Drejtues te sektorit kunder krimit ekonomik thone se nga ky hetim asnje punonjes i kesaj komune nuk eshte i perjashtuar duke perfshire edhe vete kryetarin Luan Kokla. Te dhenat e publikuara deri tani per kete rast jane aq sa lejon hetimi thane te njejtat burime. Nderkohe perpjekja per te kontaktuar me kryekomunarin e komunes Kuker ishte e deshtuar pasi ai ishte i paarritshem ne telefon. Prokuroria Elbasan kishte paralajmeruar per nje operacion te tille ne njesite vendore. Sipas informacioneve pritet te kete te tjera operacione per abuzime ne njesi te tjera vendore ne qarkun e Elbasanit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›