E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njerezit e Rames i versulen deputetit Tavo

29/10/2010Deputeti ka deklaruar se votat ne Gjirokaster nuk jane manipuluar por jane shitur nga komisioneret e PS

Ne pamundesi per te bindur Tavon te rikthehet ne PS Rama i ka kundervene dje nje grup njerezish te afert me te te cilet kane qene numerues dhe komisionere te PS gjate zgjedhjeve te vitit te kaluar.

Vangjel Tavo e moli lopen e Partise Socialiste per 14 vjet me pronat familjare e 14 ha tokat e Lekuresit e zona te tjera. Me keto fjale komisioneret e PS ne Gjirokaster kane sulmuar dje ish-deputetin e PS sot deputet i pavarur Vangjel Tavo lidhur me akuzat qe ky i fundit ka bere per shitjen e votave per kete qark. Ky sulm eshte nje menyre me ane te se ciles Edi Rama vendos ti beje presion deputetit Vangjel Tavo permes njerezve prane tij ne Gjirokaster te cilet kane qene njekohesisht edhe komisionere te PS gjate zgjedhjeve te 28 qershorit. Deputeti Tavo ka deklaruar largimin e tij nga PS dhe per rikthimin e tij i ka vene Rames disa kushte duke lene si afat diten 29 tetor. Ne pamundesi per te bindur Tavon te rikthehet ne PS Rama i ka kundervene dje nje grup njerezish te afert me te te cilet kane qene numerues dhe komisionere te PS gjate zgjedhjeve te vitit te kaluar. Permes nje deklarate per shtyp komisioneret kane leshuar nje varg akuzash e fyerjesh ndaj deputetit Tavo duke i cilesuar deklaratat e tij si lajthitje te radhes. Ne daljet e tij publike Tavo ka nenvizuar faktin se komisionere te Partise Socialiste kane shitur votat e majta duke rrezuar ne menyre kategorike se ato jane manipuluar. Ne zgjedhjet e 28 qershorit votat nuk jane manipuluar por jane shitur nga komisionere te Partise Socialiste eshte shprehur ai. Nderkohe komisioneret e urdheruar nga Rama kane akuzuar Tavon se nuk e meritonte mandatin e tij te deputetit te Gjirokaster pasi sipas tyre ai nuk i ka sherbyer atij elektorati por vetem sa ka shfrytezuar parate e socialisteve. Kete akuze e cilesojme lajthitjen e radhes dashakeqe e te nxituar nga motive te uleta e personale. Tani ne themi me gojen plot se e keqja shpifja percarja intriga shitja e besimit socialist e paska nje emer-Vangjel Tavo theksojne komisioneret e PS ndersa e cilesojne ish-deputetin socialist edhe si shkaktar te humbjes se disa votave ne zona te caktuara te Gjirokastres. Ne menyre te turpshme njerezit e Rames kane perbaltur edhe vet punen e deputetit Tavo i cili ka qene deputet i PS prej kater mandatesh duke e akuzuar edhe per vjedhje te Partise Socialiste ne gjithe keto vite. Vangjel Tavo e moli lopen e Partise Socialiste per 14 vjet me pronat familjare e 14 ha tokat e Lekuresit e zona te tjera. Shpifja se ne komisioneret paskemi shitur votat eshte alibia e Vangjel Tavos per te mbuluar shkeputjen nga baza socialiste mungesen e punes mosberjen e fushates elektorale dhe mosangazhimin e tij ne zgjedhjet e qershorit 2009 vijon deklarata. Permes kesaj deklarate me arrogance komisioneret e PS shprehen te indinjuar per akuzat e Tavos ndaj tyre lidhur me shitjen e votave ndresa e cilesojne ate hajdut dhe bukeshkale. Z.Tavo akuzon ne menyren me te turpshme gjithe ata socialiste te ndershem e te perkushtuar te cilet per kater legjislatura me rradhe ushtare te devotshem te PS e deputetit bukeshkale se ne datat 28 deri ne 30 qershor 2009 paskan shitur votat e socialisteve e koalicionit te majte tek PD. Por populli per hajdutin thote se hajduti bertet gjithmone-kapeni hajdutin vijojne me tej komisioneret e Rames ndresa e cilesojne sjelljen e Tavos si te ulet e te pafalshme. Ata e kane cilesuar ish-deputetin e PS bukeshkale dhe hajdut. Nuk mund te falim e as te heshtim me per kete mosmirenjohes te madh per kete shfrytezues te besimit e moralit tone socialist thuhet ne reagimin e komisionereve te PS. Kjo forme presioni qe Rama po perdor te ushtroje ndaj deputetit Tavo vetem dy dite para aftit qe ky i fundit ka vendosur eshte nje menyre hakmarrjeje per mosbindjen e ish-deputetit socialist per tu rikthyer serish ne PS. Disa jave me pare deputeti Vangjel Tavo deklaroi publikisht largimin e tij nga Grupi i Partise Socialiste duke akuzuar kryetarin Edi Rama se po e perdor kete parti per interesa te ngushta personale. Ne sqarimin e tij Tavo ka shprehur shqetesimin per shkaterrimin e strukturave socialiste ne qarkun e Gjirokastres duke i lene Rames edhe nje afat daten 29 tetor si diten ku ai pret nga kreu i PS pergjigje per kerkesat e tij lidhur me kete ceshtje. Sot eshte koha e disa maskarenjve qe nuk kane asgje te perbashket me socialistet e vertete te cilet i kane zene frymen PS dhe perpiqen ta mbajne peng kete parti vetem per interesat e tyre te ngushta. Duke mos dashur te behem pjese e kesaj maskarade dhe nga pamundesia qe te bashkejetoj ne nje familje me keta detyrohem te marr kete vendim eshte shprehur Tavo ne letren e tij duke sqaruar arsyet e largimit nga PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›